Home / Lajme / Maqedoni / Pas 13 vitesh Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani shtërngojnë duart

Pas 13 vitesh Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani shtërngojnë duart

Tetovë, 13 dhjetor-Pas 13 vitesh kthehet në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare , Rufi Osmani, I cili postin e kryetarit të komunës së Gostivarit e mori në vitin 1996 si kandidat I kësaj partie, ndërsa më pas në vitin 2009 me rikthimin e tij, ai doli si kandidat I pavarur në zgjedhje dhe sërish fitoi. Por ai sot në selinë e PDSH-së ka ardhur në cilësinë e liderit të RDK-së me të cilën parti fitoi dy deputet në zgjedhjet e fundit për të shtrirë dorëne bashkëpunimit me liderin e Partisë demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Të dy liderët janë dakorduar që do të bashkëpunojnë në shumë sfera por pa dhënë detaje të hollësishme.

Pas 13 vitesh kthehet në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare , Rufi Osmani, I cili postin e kryetarit të komunës së Gostivarit e mori në vitin 1996 si kandidat I kësaj partie, ndërsa më pas në vitin 2009 me rikthimin e tij, ai doli si kandidat I pavarur në zgjedhje dhe sërish fitoi.

Por ai sot në selinë e PDSH-së ka ardhur në cilësinë e liderit të RDK-së me të cilën parti fitoi dy deputet në zgjedhjet e fundit për të shtrirë dorëne bashkëpunimit me liderin e Partisë demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Të dy liderët janë dakorduar që do të bashkëpunojnë në shumë sfera por pa dhënë detaje të hollësishme, informon Televizioni Koha-Tetovë.

Në selinë e PDSH-së në Tetovë, Osmani është pritur nga ana e kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi.

Dy liderët e partive më të mëdha opozitare tek shqiptarët janë shprehur pro bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërsa kanë paralajmëruar formimin e grupeve punuese nga dy partitë për harmonizimin e qëndrimeve të dy platformave, ndërkohë që është bërë e ditur se takimi i radhës do të realizohet në selinë e RDK-së.

”Neve na lidhin platform dhe programe të përbashkëta, ndajmë shqetësimet e përbashkëta, që shumë çka aktualisht në Maqedoni nuk shkon në drejtimin e duhur. Ramë dakord që të bëjmë një grup punues i cili do të punojë në përcaktimin e çështjeve që janë me interes në nivel lokal, nacional, parlamenetar dhe ramë dakord që takimin e ardhshëm zoti Thaçi ta realizon në selinë e RDK-së dhe të promovojmë grupin punues dhe të ekspertëve të cilët do të punojnë për të harmonizuar qëndrimet dhe të bëjnë një plan dinamik në funskion të realizimit të objektivave të përbashkëta që janë në dobi të shqiptarëve dhe që janë në funksion të tejkalimit të problemeve që janë në vend, siç është debllokimi i procesit të integrimit”, tha pas takimit Rufi Osmani.

Ndërkohë kryetari i PDSH-së menduh Thaçi, theksoi se ky takim është një lajm i mirë për shqiptarët jo vetëm për anëtarët dhe simpatizantët e RDK-së dhe PDSH-së.

“Kisha rastin që të pres në takim zyrtar kryetarin e RDK-së zotin Rufi Osmani. Bashkërisht u pajtuam se ky bashkëpunim duhet që të vlerësohet pozitivisht edhe nga kundërshtarët tanë politik, nuk bëhet kundër askujt. Por janë dy çështje kryesore që na drejtuan dhe orientuan drejt këtij bashkëpunimi.E para, gjendja e shqiptarëve dita-ditës keqësohet këtu në Maqedoni dhe procesi i integrimit është i bllokuar.Ky bashkëpunim këto do ti ketë shtylla kryesore”, deklaroi Menduh Thaçi, bën të ditur Televizioni Koha.

Të pyetur për përkrahjen e RDK-së në zgjedhjet në komunën e Sarajit të kandidatit të PDSH-së , Thaçi është shprehur se grupet punuese do të përpilojnë strategji afatgjate dhe afatshkurte të bashkëpunimit.”Ështe herët që të flitet megjithatë u morrëm vesh në princip që grupi punues të ketë planifikime afatshkurte varësisht prej prioriteteve. Besoj se do të arrijmë që të bashkëpunojmë bashkërisht në shumë punë”, deklaroi Thaçi, njofton Televizioni Koha-Tetovë.

Ndërkohë që të pyetur për platformat e partive dhe bashkëpunimin me opozitën maqedonase, kur dihet se PDSH-ja, ofron një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kurse RDK-ja, angazhohet për shtet binacional, Thaçi është shprehur se është herët të flitet për një bashkëpunim me opozitën Maqedonase, lajmëron Televizioni Koha.

“Mendoj se është herët të flitet për këtë gjë. Prioriteti kryesor është që ky bashkëpunim të konsolidohet dhe pastaj do të shohim se si do të veprojmë me partitë tjera”, deklaroi Thaçi.

Ndërkaq, Osmani, tha se ndajmë mendimin se ambasadaorët e vendeve me relevante kundërshtojnë idetë tona të përbashkëta të rregullimit cilësor kushtetaro-juridik të vendit ku ne këtë proces e shohim në harmoni me intergimin e vendit në NATO dhe BE”, deklaroi Osmani, në konferencën e përbashkët me Thaçin, në selinë e PDSH-së në Tetovë.
(Tv Koha-Tetovë).

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *