Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe RDK bojkotuan fjalimin e Ivanovit

PDSH dhe RDK bojkotuan fjalimin e Ivanovit

15 dhjetor-Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare kanë bojkotuar sot fjalimin vjetor të presidentit Gjorgje Ivanov. Partia e Thaçit mbetet edhe më tej në qëndrimin se Ivanov nuk është president i shqiptarëve pasi ata nuk e kanë votuar.

Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare kanë bojkotuar sot fjalimin vjetor të presidentit Gjorgje Ivanov. Partia e Thaçit mbetet edhe më tej në qëndrimin se Ivanov nuk është president i shqiptarëve pasi ata nuk e kanë votuar. “PDSH rikonfirmon edhe një herë se ky individ, Gjorgji Ivanov nuk është president i shqiptarëve sepse shqiptarët nuk e votuan atë për president. Tentimi i BDI-së dhe Ali Ahmetit për ta legjitimuar atë si president dështoi sepse Gjorgji Ivanov mori votat vetëm të Ali Ahmetit dhe të funksionarëve të BDI-së por jo edhe të shqiptarëve. Andaj deputetët shqiptarë vlerësojmë se nuk duhet të marrin pjesë ne seancën e sotme ku do të drejtohet pikërisht ky person, Gjorgji Ivanov”, tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së. Proceset integruese ishin arsyeja kryesore që dy deputetët e RDK-së bojkotuan seancën, ndërsa akuzuan presidentin Gjorgje Ivanov për mosinteresim për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. “Ne si RDK e bojkotuam fjalimin e kryetarit të shtetit me arsye se kryetari i shtetit nuk ka udhëhequr politikë proaktive në raste të caktuara dhe politikë reaktive rreth debllokimit të procesit të integrimit të vendit. Në situata të caktuara kryetari i shtetit nuk ka udhëhequr shtetin në bazë të të drejtave kushtetuese që i ka kryetari i shtetit por është paraqitur edhe si hije e Qeverisë, konkretisht e kryeministrit. Nga vetë fjalimi i kryetarit të shtetit ku nga 5 faqe vetëm 3 reshta ka për Marrëveshjen e Ohrit, flet shumë për atë se sa kryetari i shtetit është i interesuar për MO-në dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në RM”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *