Home / Lajme / Maqedoni / PDSH promovoi kandidatët për Sarajin

PDSH promovoi kandidatët për Sarajin

1 dhjetor-“Këto zgjedhje në Saraj për shumë çështje janë të rëndësishme, çështja e parë është që një vullnet politik i çeliktë shqiptar pro shqiptar që ngadhënjeu prej Brodeci e deri në Grupçin dhe në gjithë Tetovën duhet që të ngadhënjejë tash deri në Saraj dhe më pastaj në Çair, Likovë e Kumanovë . Pa dyshim nuk kam asnjë dilemë , se ne do të fitojmë shumë fuqishëm për shkak se në zgjedhjet e kaluara BDI-ja ka humbur prej opozitës në Saraj, mendoj që këto vota tash do të dyfishohen për shkak se gjendja dita ditës përkeqësohet.

Votat e Partisë Demokratike Shqiptare do të dyfishohen pasi që në Saraj, BDI-ja në zgjedhjet e kaluara ka humbur nga opozita ndërsa fitorja është e padiskutueshme, pasi që gjendja ditës ditës po bëhet më e vështirë për shqiptarët. Kështu tha të martën mbrëma në Saraj, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë promovimit të kandidatit për kryetar komune nga radhët e PDSH-së Xhevxhet Fejzullahu.
“Këto zgjedhje në Saraj për shumë çështje janë të rëndësishme, çështja e parë është që një vullnet politik i çeliktë shqiptar pro shqiptar që ngadhënjeu prej Brodeci e deri në Grupçin dhe në gjithë Tetovën duhet që të ngadhënjejë tash deri në Saraj dhe më pastaj në Çair, Likovë e Kumanovë . Pa dyshim nuk kam asnjë dilemë , se ne do të fitojmë shumë fuqishëm për shkak se në zgjedhjet e kaluara BDI-ja ka humbur prej opozitës në Saraj, mendoj që këto vota tash do të dyfishohen për shkak se gjendja dita ditës përkeqësohet.
Thaçi foli edhe për Flamurin kombëtar ku akuzoi BDI-në për zvogëlimin e dimenzioneve të flamurit.
“Më vjen shumë keq është e bajatshme të përmendim flamurin, ai e shiti na zvogëloi flamurin me mikroskop nuk e shohim dhe thotë përdoret flamuri.Vetëm diçka dua që të potencoj nëse ne bashkërisht nuk mobilizohemi të rezistojmë, vëllezër jemi shumë afër që të na lënë pa bukë, pa ujë dhe pa idare. Këta nuk kanë problem, këta nuk ndalen por duhet të çoheni në këmbë dhe tëondalim. Ne ti ndalim në Saraj dhe të dëshmojmë një vullnet politik i cili është kundër kësaj Qeverie antishqiptare, kundër kësaj Qeverie e cila është edhe kundër NATO – s edhe kundër Unionit Europian”, tha Menduh Thaçi.
Kandidati Fejzullahu, në paraqitjen e tij tha se veten e ka dëshmuar në menaxhimin e shkollës ku ishte drejtor, ndërsa premtoi edhe investime infrastrukturore në komunëne Sarajit.Zgjedhjet mbahen më 18 dhjetor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *