Home / Lajme / Maqedoni / Policia sekuestroi rreth 100 kilogram marihuanë të cilësisë së lartë

Policia sekuestroi rreth 100 kilogram marihuanë të cilësisë së lartë

8 dhjetor-“Sipas ekspertizës së kryer bëhet fjalë për drogë të cilësisë së lartë, e cila në tregun e Maqedonisë arrin çmim prej rreth 1.000 deri 1.500 euro për kilogram, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore, çmimi lëviz madje edhe mbi 4.000 euro për kilogram”, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Në afërsi të vendkalimit kufitar Dojran mbrëmë policia ka sekuestruar rreth 100 kilogram marihuanë të cilësisë së lartë. Droga ka qenë e paketuar në mbi 50 paketime dhe është gjetur në bagazhin e një automjeti udhëtarësh.

“Sipas ekspertizës së kryer bëhet fjalë për drogë të cilësisë së lartë, e cila në tregun e Maqedonisë arrin çmim prej rreth 1.000 deri 1.500 euro për kilogram, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore, çmimi lëviz madje edhe mbi 4.000 euro për kilogram”, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Droga ka qenë e dedikuar për tregun grek, ndërsa transporti është zhvilluar nga Republika e Maqedonisë drejt Greqisë.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Punëve të Brendshme do të ngrit kallëzim penal kundër tre personave për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të mjeteve narkotike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *