Home / Lajme / Maqedoni / Porosi e avokatit të popullit me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut

Porosi e avokatit të popullit me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut

9 dhjetor-Të drejtat e njeriut, sipas kumtesës, janë bazë për ndërtimin e lirisë, paqes dhe të drejtësisë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çfarë do lloj të lëndimeve dhe për respektimin e parimeve universale të barazisë.

Ditën e të drejtave të njeriut – 10 dhjetor këtë vit ia dedikojmë mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mediave, të cilët në funksionimin e tyre kanë rëndësi themelore për promovimin e të drejtave të njeriut si dhe për përforcimin e vetëdijes për mënyrën e mbrojtjes së tyre, qëndron në porosinë e sotme të avokatit të popullit, Ixhet Memeti.

Të drejtat e njeriut, sipas kumtesës, janë bazë për ndërtimin e lirisë, paqes dhe të drejtësisë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çfarë do lloj të lëndimeve dhe për respektimin e parimeve universale të barazisë.

Avokati i popullit përkujtoi në nevojën për promovim më të madh dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore në shoqërinë tonë, si dhe për obligimin e shtetit që gjithnjë e më shumë t’i mbrojë aktivitetet për arritjen e këtyre qëllimeve.

“Dita e të drejtave të njeriut paraqet një mundësi të mirë për përshëndetjen e të gjitha aktiviteteve të mbrojtësve të njohur dhe të panjohur të të drejtave të njeriut, që duhet të paraqes inspirim për të gjithë ne në drejtim të përforcimit të përpjekjeve tona për angazhim më të madh në këtë plan”, thuhet në porosinë e avokatit të popullit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *