Home / Sport / Prapaskenat te Chelsea, Drogba u perlot mbas ikjes se Mourinho

Prapaskenat te Chelsea, Drogba u perlot mbas ikjes se Mourinho

Del ne treg libri me sekretet e trajnerit portugez, pershkrimi i menyres se shkarkimit te tij nga Chelsea, dhe cfare bene lojtaret per te shmangur largimin e tij.

Se fundi eshte botuar ne Spanje libri i ri “Mourinho: Sekretet e Sukseit”, ku ka edhe shume historie te ndodhura prapa kuintave te “Special One”. Nje nga ngjarjet e vecanta eshte largimi i tij nga Chelsea, dhe cfare ka ndodhur gjate atij momenti.

Lojtaret e skuadres kane qene ata qe e kane pritur me keq largimin e trajnerit te tyre. Didier Drogba ka qare me rastin e largimit te Jose Mourinho nga Chelsea, ndersa John Terry ka tentuar te binde zyrtaret e klubit qe te mos lejojne largimin e tij. Kjo gjithnje sipas librit te ri te lancuar ne Spanje mbi sekretet e suksesit te Mourinho. Trajneri portugez fitoi ne ate kohe gjashte trofe me Chelsea, por pavaresisht nga kjo, nje barazim prej 1-1 ndaj Rosenborgut detyroi pronarin Roman Abramovich ta shkarkoje ate. Por ky lajm nuk eshte pritur aspak mire nga e gjithe skuadra, e cila ishte e “dashuruar” me Mourinho-n.

“Ishte situate e komplikuar per largimin e Mourinho. Ai erdhi ne dhomat e zhveshjes, na mblodhi dhe na tha se ai do te largohet. Didier Drogba ishte nje prej me te prekurve. Ai ka qare si nje femije”, theksoi ish-mbrojtesi i Chelsea, Paolo Ferreira. Nga ana tjeter vete Drogba shtoi se nuk e ka pritur aspak mire largimin e trajnerit.

“Ishte shume emocionuese. Me eshte dukur e pa vertete, mendova se isha ne nje film. Ne ishim mesuar ta shihnim cdo dite dhe ishim te pa pergatitur per largimin e tij. Ishte nje lajm vertet shokues per te gjithe ne”, eshte shprehur sulmuesi Didier Drogba.

Gjate periudhe 4-vjecare te Jose Mourinho, ka qene edhe shkelqimi me i madh ne karrieren e sulmuesit nga Bregu i Fildishte. Ai ka fituar trofete me te rendesishem, ne epoken e Mourinho, sic eshte titulli ne Premier League. Edhe John Terry nuk la pa u shprehur per Mourinhon, per te cilin thote se ka tentuar te ndikoje ne zyrtaret e klubit per ta mbajtur ne krye te skuadres portugezin.

“Ne biseduam me klubin dhe i kemi thene qarte se nuk deshirojme largimin e Mourinho. Por, ai ne ate moment e kishte mbyllur marreveshje me klubin”, eshte shprehur kapiteni i Chelsea John Terry.

Ne kete moment ne krye te skuadres angleze eshte nje tjeter anglez, Andres Villas-Boas, i cili gjate javeve te fundit ka qene ne stuhine e kritikave per rezultatet e dobeta.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *