Home / Lajme / Maqedoni / Prej 1 janarit hyn në fuqi mënyra e re e udhëzimit të pacientëve

Prej 1 janarit hyn në fuqi mënyra e re e udhëzimit të pacientëve

30 dhjetor-Specialisti udhëzon deri tek subspecialisti në klinikat universitare dhe për mjekim spitalor vetëm në nivel sekondar. Specialisti mundet drejtpërdrejtë të udhëzojë deri tek Klinika pacientë urgjent, fëmijë deri 14 vjeç, pacientë të gjinekologut të zgjedhur dhe nëse shërbimi shëndetësor kryhet vetëm në kliniakt universitare, thonë nga Fondi.

Prej 1 janarit të vitit 2012 hyn në fuqi mënyra e re e udhëzimit të pacientëve në nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, që është e domosdoshme për të gjitha entet shëndetësore të cilat kanë nënshkruar kontratë me Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM).

Shkaqe për projektin për mënyrën e re të udhëzimit të pacientëve, që këtë vit e filloi Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë janë ulja e ngarkesës së klinikave universitare-SHkup, shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese të pashfrytëzuara (njerëzore dhe pajisje) në spitalet e përgjithshme, speciale dhe klinike, ulja e shpenzimeve të pacientëve (për transport dhe qëndrim në Shkup), kursim të sistemit shëndetësor nga udhëzimi joracional për procedura të shtrenjta diagnostike.

Në takimin e sotëm me gazetarët, nga Fondi informuan se mjeku i zgjedhur në mbrojtjen primare shëndetësore, sipas rregullit, udhëzon vetëm tek specialistët e mbrojtjes sekondare shëndetësore. Mjeku i zgjedhur mundet drejtpërdrejtë të udhëzojë pacientë urgjent, sëmundje kronike, pacientë të caktuar, kontrolle, shërbime të cilat janë beërë vetëm në klinikat universitare, fëmijë deri 14 vjet dhe gjinekologë të zgjedhur.

Specialisti udhëzon deri tek subspecialisti në klinikat universitare dhe për mjekim spitalor vetëm në nivel sekondar. Specialisti mundet drejtpërdrejtë të udhëzojë deri tek Klinika pacientë urgjent, fëmijë deri 14 vjeç, pacientë të gjinekologut të zgjedhur dhe nëse shërbimi shëndetësor kryhet vetëm në kliniakt universitare, thonë nga Fondi.

FSSHM për projektin e ri solli 11 formularë (udhëzime) të cilat do t’i përdorin doktorët për udhëzim, prej të cilave pesë tërësisht të ri. Dy nga këto udhëzime janë sjellur me kërkesë dhe për nevojat kryesisht të EPSH-së.

me mënyrën e re të udhëzimit, informojnë nga FOndi, parandalohet shëtitja e pacientëve në sistem. Nëse pacienti i cili është dërguar nga mjeku i zgjedhur deri tek specialisti dhe duhet të pranohet në spital, nuk do të ketë nevojë të shkojë tek mjeku amë për udhëzim spitalor. Ngjashëm nëse pacientit i nevojitet tomografi kompjuterike apo magnet, nuk do të ketë nevojë të marrë udhëzim nga mjeku i zgjedhur, por udhëzimin do t’ia japë specialisti.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *