Home / Sport / Premtimi i Dukes: Miqesore me Italine ose Francen ne 2012-en

Premtimi i Dukes: Miqesore me Italine ose Francen ne 2012-en

Numri 1 i futbollit shqiptar analizon vitin 2011, ku prek disa tema te rendesishme si kombetarja, stadiumi i ri, dhuna e trukimet e disa ndeshjeve te kampionatit tone elitar. Gjithashtu Duka tha se po synon te siguroje nje ndeshje miqesore te kuqezinjve me nje prej skuadrave me te medha te kontinentit.

Tashme qe faza e pare e kampionatit ka perfunduar, ekipi yne kombetar nuk ka me impenjim deri me 29 shkurt 2012, dhe te gjitha zhgenjimet apo sukseset jane lene pas, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit flet me i qete.

Ne nje interviste per Ora Sport numri 1 i futbollit shqiptar analizon vitin 2011, ku prek disa tema te rendesishme si kombetarja, stadiumi i ri, dhuna qe u shfaq rendom ne Superlige dhe per skandalin e trukimeve te disa ndeshjeve te kampionatit tone elitar. Gjithashtu Duka tha se po synon qe kuqezinjve t’i vere perballe ne nje ndeshje miqesore nje prej skuadrave me te medha te kontinentit, Italine apo Francen.

Kombetarja
Sipas gjykimit te kreut te FSHF-se, fushata kualifikuese EURO 2012 e kuqezinjve eshte e ndare ne dy pjese. Nga rezultatet e arritura ne pjesen e pare ka qene nje paraqitje e mire e ekipit tone kombetar, ndersa ne te dyten erdhi dhe deshtimi.

“Ne Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012 nuk arritem ate qe prisnim. Skuadra jone perfaqesuese i nisi mire ndeshjet ne grup, ku arritem rezultate tejet pozitive ne Rumani e me pas fitorja me Luksemburgun ne “Qemal Stafa” na beri te besojme. Vazhdoi dhe me pas nje ecuri pozitive, por gjithcka u permbys. Ne pjesen e dyte te edicionit kombetarja u shthur dhe situata degradoi. Per kete paten faj edhe trajneri, por edhe futbollistet”, u shpreh ne analizen e tij presidenti Duka.

Trajneri
Ne vijim te intervistes, kreu i Federates zbardhi dhe largimin e Kuzhese nga drejtimi i kuqezinjve, refuzimin e Besnik Hasin per te zene vendin e kroatit dhe zgjedhjen e De Biasit ne krye te bankines per Eliminatoret e Kampionatit Boteror “Brazil 2014”.

“Trajneri Kuzhe e kuptoi situaten e tij me kombetaren dhe se nuk mund te vazhdonte me tj per t’i rinovuar kontraten. Ndaj dhe me te u ndame ne menyre konsensuale. Pas largimit te tij menduam ta zevendesonim me nje trajner shqiptar si Besnik Hasi. Ideja per Hasin ishte e mire, pasi kombetares iu desh nje trajner qe te fliste shqip. Madje mund te them se Hasi kishte kerkesa modeste, jo sic eshte interpretuar neper media, dhe ne do t’ia plotesonim patjeter. Rame dakord per gjithcka. Por biseda e tij me presidentin e Anderlecht solli dhe refuzimin e tij. Nuk kam asgje me ate, pasi e respektoj si njeri e si trajner dhe kisha besim se do t’i jepte shume ekipit kombetar”, pranon kreu i Federates Shqiptare te Futbollit, i cili me tej flet dhe per teknikun e ri: “De Biasi nuk eshte Hasi. Megjithate kam besim se do te beje nje pune te mire me kombetaren. Nuk e diskutoj qe De Biasi, si nje teknik italian, do te sjelle disipline ne skuader”.

Miqesorja
Kuqezinjte do te luajne ndeshjen e pare miqesore ne vitin qe vjen me Gjeorgjine me 29 shkurt ne Tbilisi, por presidenti Duka premton: “Pervec miqesores qe do te zhvillojme ne shkurt te vitit te ardhshem me Gjeorgjine, po mundohemi te sigurojme nje skuader te madhe qe merr pjese ne EURO 2012 per te zhvilluar nje tjeter ndeshje miqesore. Po ju tregoj se jemi ne bisedime me Federaten Italiane dhe Franceze per te arritur nje marreveshje per te zhvilluar nje sfide miqesore me njeren prej tyre. Ne deshirojme te luajme me te dy keto skuadra, por po presim se cila do te na ktheje pergjigjen pozitive”, deklaroi presidenti Duka, ku natyrisht tifozet kuqezi duan Italine, pasi me te nuk jemi ndeshur asnjehere.

Stadiumi
Nje nga problematikat e shumta te futbollit shqiptar eshte se nuk ka nje stadium te nivelit bashkekohor. Per kete eshte premtuar nga shteti shqiptar se brenda vitit 2012. Madje para 28 Nentorit qe perkon me 100-vjetorin e Shpalljes se Pavaresise do te ndertohej impianti i ri. Por duket se, duke qene se punimet ende nuk kane filluar, nuk do te jete gati.

“Ne e duam medoemos te ndertohet sa me shpejt stadiumi i ri. Ne si Federate jemi te gatshem te bashkepunojme me shtetin shqiptar qe te gjejme nje zgjidhje. Jemi te gatshem te paguajme detyrimin tone, qe e kemi deklaruar se do te japim 10 milione euro dhe pjesa tjeter te mbulohet nga qeveria. Ne jemi gjithashtu te gatshem qe sic e thashe te japim pjesen qe na takon dhe stadiumin le ta ndertoje qeveria e ta mbaje nen administrimin e saj, ose t’ia jape shoqerive private, vetem te pakten te ndertohet. Ne e duam patjeter stadiumin e ri dhe jemi te gatshem te bejme gjithcka”, perfundoi presidenti i Federates Shqiptare te futbollit, Armand Duka.

Dhuna
Ne dy stadiume te Superliges, Lac e Pogradec, u dhunuan gjyqtaret e ndeshjes. Ky fenomen nuk eshte lene pa u prekur nga presidenti i FSHF-se, Armand Duka, i cili dje tha: “Dhuna nuk ka asnje lidhje me futbollin dhe ne si Federate i denojme akte te tilla, per kedo. Po ju them qe masat qe jane marre per dy ngjarjet e ndodhura se fundi kane qene te ashpra”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *