Home / Lajme / Rajon / Presidenti Topi u takua me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Katar

Presidenti Topi u takua me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Katar

11 dhjetor-Përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Katar, pasi çmuan lart këtë takim, vlerësuan interesimin e sinqertë e të drejtpërdrejtë të Presidentit Topi për t’u njohur personalisht dhe më nga afër me veprimtarinë dhe sukseset e bashkëatdhetarëve tanë kudo ku ata jetojnë e punojnë, duke i bërë të ndihen më mirë nga kujdesi dhe vëmendja e vazhdueshme personale dhe institucionale që tregon Presidenti Topi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dje u takua me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Katar, në ditën e parë të vizitës në Doha, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Forumit të 4-të të Aleancës së Civilizimeve të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit me bashkatdhetarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që të gjithë intelektualë dhe ekspertë të shquar në fusha të ndryshme, presidenti Topi u njoh me veprimtarinë e tyre në Katar.

Duke vlerësuar faktin që vetë prania e shqiptarëve të profesioneve të kualifikuara dhe puna e tyre cilësore shërbejnë për të konsoliduar urat e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për rritjen e imazhit të shqiptarëve anembanë botës, Topi shprehu besimin që kontributi i bashkëatdhetarëve tanë të mirëintegruar në këtë vend, që po modernizohet me shpejtësi marramendëse, do të jetë i dukshëm dhe i prekshëm edhe për të ardhmen e Shqipërisë, duke qenë se ata kanë mundësinë të sjellin ekspertizën e marrë në Katar, duke kontribuar kështu në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë në fusha të tilla si mjekësia, sigurimet shoqërore, industria e kompanive ajrore, etj.

Përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Katar, pasi çmuan lart këtë takim, vlerësuan interesimin e sinqertë e të drejtpërdrejtë të Presidentit Topi për t’u njohur personalisht dhe më nga afër me veprimtarinë dhe sukseset e bashkëatdhetarëve tanë kudo ku ata jetojnë e punojnë, duke i bërë të ndihen më mirë nga kujdesi dhe vëmendja e vazhdueshme personale dhe institucionale që tregon Presidenti Topi.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Katar, Ridi Kurtezi

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *