Home / Lajme / Maqedoni / Program i pasur për festat e fundvitit

Program i pasur për festat e fundvitit

25 dhjetor-Sipas tij, në natën e ndërrimit të viteve komuna e Tetovës ka paraparë organizimin e një koncerti festiv ku do të marrin pjesë yje të njohura të estradës muzikore.
“Arritja e Vitit të Ri do të shoqërohet me program të begatshëm me shumë surpriza për qytetarët e Tetovës”, tha Pustina

zëdhënësi i komunës së Tetovës Flakran Pustina njoftoi qytetarët se në bazë të tenderit dhe Programit të komunës për festat e fundvitit, kanë filluar punimet për rregullimin dhe stolisjen e qytetit.
“Llamba ndriçuese dhe materiale të tjera janë vendosur në bulevardet kryesore në qytet dhe në qendrën e qytetit. Gjithashtu, do të stoliset edhe pema e vitit të Ri ashtu që qyteti të merr pamje festive”, tha Pustina.

Sipas tij, në natën e ndërrimit të viteve komuna e Tetovës ka paraparë organizimin e një koncerti festiv ku do të marrin pjesë yje të njohura të estradës muzikore.
“Arritja e Vitit të Ri do të shoqërohet me program të begatshëm me shumë surpriza për qytetarët e Tetovës”, tha Pustina.

Ndryshe, në bazë të Programit vjetorë, ka filluar vendosja e tezgave në sheshin “Iliria” ku qytetarët do ta kenë më të lehtë tregtimin e materialeve të ndryshme zbukuruese. Sipas Programit vjetorë për vendosjen e pajisjeve urbane tezgat do të qëndrojnë në shesh deri më 30 Dhjetor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *