Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen dy projekte “të rënda” 200 mijë euro

Promovohen dy projekte “të rënda” 200 mijë euro

21 dhjetor-“Me këtë investim zgjidhim problemin shëndetësor ekologjik dhe urbanistik për fshatin Forinë për 30 vitet e ardhshme. Për këtë fshat u ndanë nga Banka Evropiane për Rekonstruim dhe Zhvillim mjetet e nevojshme financiare për ndërtimin e këtij kolektori, por shkaku i menaxhimit kriminel të udhëheqësisë së kaluar dhe firmës realizuese, ky projekt nuk u realizua”, deklaroi kryetari Osmani.

Rruga e re te Shkolla fillore “M.K.Ataturk” dhe kolektori i kanalizimit të ujërave të zeza në Forinë ishin dy investimet e Komunës së Gostivarit të cilat u promovuan sot.

“Me këtë projekt i cili kap shifrën prej 100 mijë eurosh, ne zgjidhim disa problem. Hapim rrugën për te blloku i objekteve të reja banesore të cilat janë në ndërtim dhe për banesat kolektive të cilat do të ndërtohen në të ardhmen e afërt në këtë pjesë. Krahas kësaj, rregullojmë rrethojat e shkollës dhe të spitalit, ndërsa me urën të cilën do ta ndërtojmë në pranverë do të shkarkojmë në masë të madhe edhe trafikun në pjesën qendrore të qytetit”, deklaroi kryetari I komunë së Gostivarit, Rufi Osmani në hapjen solemne të rrugës së re projektuar, ndërmjet Spitalit të qytetit dhe SHF “M.K. Ataturk”.

Krahas hapjes së rrugës së re, u bë edhe zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese në vazhdim të saj, u ndërtua mur betoni dhe rrethojat e hekurta për nevojat e spitalit dhe shkollës, si dhe u ndërtua trotuari përkatës.

Investimi tjetër në agjendën e promovimeve të Komunës së Gostivarit, ishte kolektori i ujërave të zeza në fshatin Forinë, projekt ky me peshë gjithashtu prej rreth 100 mijë eurosh.

“Me këtë investim zgjidhim problemin shëndetësor ekologjik dhe urbanistik për fshatin Forinë për 30 vitet e ardhshme. Për këtë fshat u ndanë nga Banka Evropiane për Rekonstruim dhe Zhvillim mjetet e nevojshme financiare për ndërtimin e këtij kolektori, por shkaku i menaxhimit kriminel të udhëheqësisë së kaluar dhe firmës realizuese, ky projekt nuk u realizua”, deklaroi kryetari Osmani.

Drejtori teknik i NP “Komunalec” , Vullnet Çerkezi njoftoi se gjatësia e kolektorit të kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferike është I gjatë 700 metra dhe se me këtë investim hiqen nga përdorimi pompat e deritashme elektrike të cilat për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës, shpeshherë ishin jashtë funksioni.

Në emër të banorëve lokalë, kryetarit të komunës, bashkëpunëtorëve të tij dhe punonëjsve të NP “Komunalec” iu falënderua hoxha i fshatit Ademsafi Bajrami, i cili njëkohësisht u shprehu mirënjohje edhe banorët të cilët lejuan që të punohet nëpër pronat e tyre për realizimin e punëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *