Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen investimet ne Zdunjë

Promovohen investimet ne Zdunjë

14 dhjetor-“Me këto investime, ne dëshmojmë se mbajë një politik të ekuilibruar në sferën e investimeve, në vendbanime të ndryshme të banuara nga bashkësi të ndryshme etnike, shqiptar, turq dhe maqedonas”, theksoi mes tjerash kryetari Osmani para banorëve të tubuar të fshatit Zdunjë

Kryetari I komunë së Gostivarit, Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij, vazhdon me promovimin e investimeve të realizuara gjatë vitit 2011 në lokacione dhe sfera të ndryshme.

Në fshatin Zdunjë, me prerje simbolike të shiritit, kryetari Osmani i shoqëruar nga këshilltarë komunalë nga radhët e Partisë Demokratike Turke dhe banorë lokalë, solemnisht lëshoi në përdorim tre rrugë të fshatit të shtruara me pllaka bekatoni.

“Me këto investime, ne dëshmojmë se mbajë një politik të ekuilibruar në sferën e investimeve, në vendbanime të ndryshme të banuara nga bashkësi të ndryshme etnike, shqiptar, turq dhe maqedonas”, theksoi mes tjerash kryetari Osmani para banorëve të tubuar të fshatit Zdunjë.

Gjatësia e rrugëve të shtruara me bekaton në fshatin Zdunjë është mbi 520 m, me sipërfaqe prej mbi 2000 m2, ndërsa vlera e përgjithshme e investimeve arrin shifrën prej rreth 30 mijë eurosh.

Banorët e fshatit Zdunjë të të gjitha etnikumeve, u shprehën shumë të kënaqur nga puna e deritashme e Komunës së Gostivarit, duke nënvizuar faktin se kjo garniturë udhëheqëse ka bërë maksimumin që të përmirësojë kualitetin e jetës së banorëve të këtij fshati.

Osmani dhe banorët e fshatit Zdunjë, në një çajtore të fshatit, bashkëbiseduan për çështje të ndryshme dhe problemet m të cilat ballafaqohen ata.

Në “Pitarnicë”, ku kohëve të fundit është ndërtuar linjë kanalizimi në tre rrugë të lagjes, sekretari I komunës Naxhi Xhelili dhe drejtori i NP “Komunalec” të shoqëruar nga inxhinierët që kanë realizuar dhe mbikëqyrur punimet, përshkuan investimet e bëra dhe bashkëbiseduan m banorët lokalë.

Sekretari Naxhi Xhelili, siguroi banorët e lagjes “Pitarnicë” se kjo është vetëm hyrje në projektet të cilat do të realizohen në këtë lagje gjatë vitit të ardhshëm.

Banorët e kësaj lagjeje, shprehën falënderim të posaçëm për kryetarin Rufi Osmani për investimet e bëra nga ana e Komunës, duke nënvizuar se rrugët në të cilat u realizua kanalizimi fekal ekzistojnë prej 30 vitesh, ndërsa deri tani nuk është investuar asnjë denar.

Drejtori tekniki i NP”Kumunalec”, Vullnet Çerkezi, njoftoi se për kanalizimin e realizuar në gjatësi prej 700 metrash, Komuna ndau rreth 30 mijë euro nga buxheti i saj dhe se këtë kanalizim do të mund ta shfrytëzojnë mbi 50 amvisëri të lagjes Pitarnicë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *