Home / Sport / PSG shkarkon tranjerin, balotazh mes Ancelotti-Rijkaard

PSG shkarkon tranjerin, balotazh mes Ancelotti-Rijkaard

Sipas asaj që raporton agjensia franceze e lajmeve “AFP”, Drejtori Sportiv i klubit parizien Leonardo i ka njoftuar shkarkimin teknikut sot në mëngjes dhe pritet që lajmi të zyrtarizohet sot pasdite.

Nuk mjafton fitorja e djeshme ndaj Saint Etienne dhe vendi i parë në Ligue I franceze që tranjeri i PSG Antoine Kombouare të ruajë vendin e tij të punës.

Sipas asaj që raporton agjensia franceze e lajmeve “AFP”, Drejtori Sportiv i klubit parizien Leonardo i ka njoftuar shkarkimin teknikut sot në mëngjes dhe pritet që lajmi të zyrtarizohet sot pasdite.

Emri që qarkullon më shumë është ai i Carlo Ancelotti, aktualisht opinionist televiziv pas largimit nga Chelsea dhe Frank Rijkaard, ish-lojtar i Milan, shok skuadre me Ancelottin dhe aktualisht teknik i Arabisë Saudite.

Në orët që do vijnë do të kemi informacione më të detajuara dhe të sigurta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *