Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria ndal mjetet për ujësjellësin

Qeveria ndal mjetet për ujësjellësin

20 dhjetor-Përkundër të gjitha këtyre argumenteve, Komuna e Tetovës po angazhohet me përgjegjësi të gjejë alternativë për t`i dhënë zgjidhje këtij problemi në të mirë të qytetarëve. Për momentin në përdorim janë edhe puset e ujërave nëntokësore, me qëllim të zbutjes së mungesës të ujit të pijshëm”, tha zëdhënësi Pustina.

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2012 nuk ka paraparë mjete në buxhetin e saj për ujësjellësin e Tetovës.
Gjatë një takimi me gazetarë, zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Flakran Pustina, tha se sipas kësaj logjike Komuna e Tetovës duhet të hyjë në borxhe dhe të gjejë alternativë tjera të financimit për realizimin e këtij projekti.

“Kjo nuk është sjellje korrekte ndaj qytetarëve të Tetovës, sepse edhe ata janë taksapagues të këtij shteti dhe Qeveria është e detyruar që një pjesë të atyre taksave t`i kthejë për sigurimin e kushteve elementare, ashtu siç vepron me qytetet tjera në Maqedoni. Dëshirojmë të theksojmë se pas kërkesës së Qeverisë për të shënuar prioritetet që ka Komuna e Tetovës, si prioritet më i rëndësishëm është shënuar pikërisht projekti i ujit të pijshëm. Por, nga organet qeveritare nuk kemi ende asnjë përgjigje.

Përkundër të gjitha këtyre argumenteve, Komuna e Tetovës po angazhohet me përgjegjësi të gjejë alternativë për t`i dhënë zgjidhje këtij problemi në të mirë të qytetarëve. Për momentin në përdorim janë edhe puset e ujërave nëntokësore, me qëllim të zbutjes së mungesës të ujit të pijshëm”, tha zëdhënësi Pustina.

Sipas tij, në raportin e investimeve, vërehet se gjatë këtyre tre viteve nuk ekziston asnjë investim kapital i Qeverisë për Komunën e Tetovës. ”Ndërkaq sa i përket projektit për furnizimin me ujë të pijshëm, mjafton të rishikojmë dinamikën e mjeteve të ndara të dedikuara për realizimin e këtij projekti. Sipas kësaj dinamike, mund të vërehet ulje drastike e mjeteve nga viti në vit, për të arritur në vlerën 8 milionë e 500 mijë denarë, mjete këto të ndara për vitin 2010. Kjo është një shumë që mund të mjaftojë vetëm për sanimin e gropave në qytet dhe jo për zgjidhjen e problemit të ujit me të cilin vite me radhë ballafaqohen qytetarët e Tetovës. Projekti i furnizimit me ujë të qytetit të Tetovës është investim kapital i filluar nga Qeveria e Maqedonisë, respektivisht nga Ministria për Transport dhe Lidhje. Ndërkaq për këtë vit qeveria nuk ka ndarë asnjë denarë për ujësjellësin e Tetovës”, tha Pustina. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *