Home / Lajme / Maqedoni / RDK reagon kundër zëvendëskryeministres Teuta Arifit për përfaqësimin

RDK reagon kundër zëvendëskryeministres Teuta Arifit për përfaqësimin

6 dhjetor-Kjo parti thekson se serioziteti rreth çështjes së përfaqësimit duhet të jetë në nivelin e duhur, me ç`rast kuadrove shqiptare duhet ti sigurohen vendime pune dhe jo më pas mundësia e përjashtimit në rast se në këtë dikaster do të kishte një ministër joshqiptar.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka drejtuar akuza ndaj zëvendëskryeministres për evrointegrime, Teuta Arifi lidhur me të dhënat e lansuara nga kabineti i saj për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë dikaster.

“Fatkeqësisht ministra dhe zyrtarë të lartë të BDI-së janë vënë në garë për të manipuluar statistikat duke u munduar ta bindin publikun për një realitet krejt ndryshe nga ai që e jetojmë çdo ditë. Shpesh faktet tregohen në mënyrë të pjesshme, ngjarje minore prezantohen në mënyrë bombastike, fjalitë formulohen në mënyrë mashtruese dhe e vërteta mohohet me kokëfortësi edhe para kamerave, ashtu siç ndodhi edhe ditë më parë, kur zëdhënësi i BDI-së mohonte shkurtimin e buxhetit të Sekretariatit për Euro-integrime – në televizionin që paraqiste shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave, të cilat dëshmonin uljen e buxhetit në fjalë! Së fundmi është Znj.Arifi, e cila jep deklarata te bujshme se e ka bërë namin dhe, nga punësimet që ka bërë në Sekretariatin që ajo drejton, shqiptarët tani janë mbi 20%! Fatkeqësisht të dhënat e paraqitura nga Znj.Arifi janë të njëanshme dhe të pasakta. Nuk është problemi gjithaq te fakti se institucioni në fjalë nuk ka më shumë se 130 të punësuar gjithsej, por tek e vërteta demantuese se ky Sekretariat, që prej ardhjes së saj në krye të saje , nuk ka shpallur asnjë konkurs publik punësimi!!! Pra, punësime nuk ka patur dhe nuk bëhet fjalë për të punësuar të rinj, por siç duket fjala është për tërheqjen e rreth 20 personave nga Sekretariati për zbatimin e MO-së ose ministri tjera, për në Sekretariatin e Eurointegrimeve”, thekson RDK.

Kjo parti thekson se serioziteti rreth çështjes së përfaqësimit duhet të jetë në nivelin e duhur, me ç`rast kuadrove shqiptare duhet ti sigurohen vendime pune dhe jo më pas mundësia e përjashtimit në rast se në këtë dikaster do të kishte një ministër joshqiptar.

“Për më keq, edhe shefja e kabinetit të zv.kryeministrit ka vendim nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe jo nga Sekretariati për Eurointegrime! Gjithashtu, nuk është e vërtetë as se në Sekretariatin për Eurointegrime ka patur vetëm dy shqiptarë, por 5 – nga të cilët, 3 referentë, një bashkëpunëtor të ri dhe një këshilltar (këta të fundit me vendime në Sekretariatin e MO-së). Sekretariati per Eurointegrime duhet të tregojë se sa nga këta rreth 20 të barturit në Sekretariatin e saj kanë vendime punësimi dhe janë të sistematizuar aty, sepse të punësuar me kontrata të përkohshme ishin edhe shqiptarët që u spastruan nga ky sekretariat në kohën e Vasko Naumovskit, ndërkohë që BDI-ja si pjesëmarrëse në qeveri bëri rolin e strucit.Vite më parë, shumë kuadro të reja kryen specializime jashtë vendit, me fondet e ndara nga BE-ja dhe bursat e Qeverisë së Holandës. Fatkeqësisht, kuadrot shqiptare, pas mbarimit të kushtit për 3 vjet punë në administratën shtetërore, u larguan nga Sekretariati për Eurointegrime – praktikë kjo që nuk është ndjekur me kuadrot maqedonase. Për fat të keq përvoja tregon se 20% i pasiguruar për të cilin flet Znj. Arifi, shumë lehtë mund të kthehet sërish në 1% – sapo në këtë post të emërohet një zv.kryeministër maqedonas! Mbase deklaratat e Znj. Arifi do të merreshin më seriozisht nëse nuk do kujtonim qëndrimet e saj nëpër kolumna, se nëse nuk bëhet kompromis për emrin brenda 6 muajve BDI-ja duhet ta lëshojë Qeverinë, por që Zonja Arifi siç duket i harroi krejtësisht, sapo ajo vet u bë pjesë e Qeverisë!”, thuhet në fund të reagimit të RDK-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *