Home / Lajme / Maqedoni / Regjim i posaçëm komunikacioni në udhëkryqin e magjistrales Gostivar – Kërçovë

Regjim i posaçëm komunikacioni në udhëkryqin e magjistrales Gostivar – Kërçovë

26 dhjetor-SPB Tetovë i informon vozitësit të cilët do të qarkullojnë nëpër rrugën magjistrale GOstivar – Kërçovë, se semaforët në udhëkryq do të punojnë me regjim të posaçëm me çka do të sigurohet rrjedhë me e mirë e trafikut.

Gostivar – Komunikacionin në udhëkryqin në njërën nga daljet e Gostivarit prej sot do ta rregullojnë kamerat.

SPB Tetovë i informon vozitësit të cilët do të qarkullojnë nëpër rrugën magjistrale GOstivar – Kërçovë, se semaforët në udhëkryq do të punojnë me regjim të posaçëm me çka do të sigurohet rrjedhë me e mirë e trafikut.

“Që të evitohen qëndrimet më të gjata para semaforëve, ndaj çka këto ditë u ankuan disa nga vozitësit, u këshillojmë të mbeten në katrorët e shënuar me ngjyrë të zezë. Në atë mënyrë, kamerat e semaforëve menjëherë do t’i regjistrojnë automjetet e tyre dhe në mënyrë adekuate do të aktivizohen. Në këtë mënyrë do të shkurtohet koha e pritjes”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Njëherit, u bëjnë thirrje vozitësve që tërësisht ta respektojnë sinjalizimine vendosur në udhëkryq, por edhe për kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve gjatë ditëve para festave

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *