Home / Sport / Renova kërkon fitore ndaj Metalurgut

Renova kërkon fitore ndaj Metalurgut

Këtë fundjavë në program do të jenë disa duele interesante, ku priten shumë emocione, mirëpo përfundimisht derbi i javës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë ku Renova do të presë Metalurgun. Në ndreshjet tjera Bregallnica kërkon tre pikë përballë Teteksit, ndërsa Sileksi pretendon t’i shkaktojë humbjen e parë Vardarit. Napredoku në Kërçovë shpreson në fitore përballë Horizont Turnovës, ndërsa Rabotniçki kundër 11 Oktomvrit do kërkojë të ndërpresë serinë e gjatë të disfatave në kampionat.

Skuadrat elitare në vend vazhdojnë me obligimet e tyre në kampionat, këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të. Në program do të jenë disa duele interesante, ku priten shumë emocione, mirëpo përfundimisht derbi i javës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë ku Renova do të presë Metalurgun. Xhepçishtasit kohëve të fundit luajnë në formë të mirë, megjithse në tre përballjet e fundit nuk kanë shënuar fitore, ndërsa vlen të ceket se ‘gjipspunuesit’ janë në seri të ndeshjeve derbi. Javën e kaluar Renova barazoi 2:2 me kampionen në fuqi Shkëndijën, pasi paraprakisht luajtën 0:0 me Vardarin, ndërsa tani përsëri në Tetovë presin një kandidat për kreun e tabelës, Metalurgun. Pas dy barazimeve paraprake, tani është rradha për fitore thonë nga tabori i Renovës. ‘Kemi hyrë në seri të ndeshjeve me skuadrat e kreut të renditjes dhe ky ritëm është pak sa i lodhshëm. Nuk mundëm të fitojmë me Vardarin dhe Shkëndijën, mirëpo tani besojmë në tre pikë përballë Metalurgut. Do përballemi me një skuadër të fortë, ndër më cilësoret në kampionat, mirëpo edhe ne mendoj bëjmë pjesë në mesin e ekipeve më kualitative. Këtë pres ta dëshmojmë kundër Metalurgut, të cilët edhe pse i respektojmë, megjithatë mendoj se nga ky duel do dalin duar zbrazët’, foli me optimizëm mesfushori Muharem Bajrami, i cili në ndeshjen e parë të këtij sezoni mes këtyrë dy skuadrave shënoi golin e vetëm të Renovës në humbjen 2:1 në Autokomandë. Metalurgu me trajnerin e ri Hristov është në seri pozitive me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Është interesant fakti se humbjen e fundit dhe të vetme në kampionat Metalurgu e ka përjetuar pikërisht në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku u mundën 2:0 nga Shkëndija. Mirëpo një javë më pas në të njëjtin stadium Metalurgu mundi 0:2 Teteksin, ndërsa tani kërkojnë tjetër sukses. ‘Renova luan mirë, posaçërsisht në teren të vet. Ne në anën tjetër duket se kemi gjetur formën optimale edhe pse gjithnjë ka vend për përmirësim. Në Tetovë shkojmë për rezultat pozitiv edhe pse jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë’, tha sulmuesi i Metalurgut, Muzafer Ejupi. Në ndreshjet tjera Bregallnica kërkon tre pikë përballë Teteksit, ndërsa Sileksi pretendon t’i shkaktojë humbjen e parë Vardarit. Napredoku në Kërçovë shpreson në fitore përballë Horizont Turnovës, ndërsa Rabotniçki kundër 11 Oktomvrit do kërkojë të ndërpresë serinë e gjatë të disfatave në kampionat. Java e 17-të do të kompletohet të hënën, kur Shkëndija do të jetë mysafire e Ohrid 2004.

Dyshet e javës së 17-të:
Bregallnica-Teteksi,
Sileksi-Vardari,
Renova-Metalurgu,
Napredoku-Horizonti,
Rabotniçki-11 Oktomvri
Ohrid 2004-Shkëndija (05.12.2011)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *