Home / Sport / Renova lëshoi në fund fitoren

Renova lëshoi në fund fitoren

Renova dhe Metalurgu janë ndarë me barazim 1:1 në ndeshjen më interesante të javës së 17-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Në një takim interesant, me shumë raste në të dyja palët, ku Metalurgu tregoi cilësi dhe dominim fizik në teren, Renova ishte shumë pranë t’iu gëzuar fitores, mirëpo pranoi gol në çastet e fundit duke humbur dy pikë të rëndësishme për kreun e tabelës. Ndeshja nisi qetë, me Metalurgun që kërkonte të befasojë, mirëpo defanziva e Renovës ishte rreshtuar mirë në pjesën e saj. Nxitjet e para erdhën në minutën e 9-të, kur Nuhiu në hyrje të zonës u ndal nga Kralevski, ndërsa arbitri Markovski tregoi penalti për Renovën dhe karton të kuq për futbollistin e Metalurgut. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Jançevski, i cili me golin e tij të 6-të sezonal, solli epërsi për skuadrën e Renovës. Pas golit të pranuar Metalurgu me 10-të futbollistë në fushë u hodh në kërkim të barazimit, duke u kanosur kryesisht me goditje nga distanca. Mitrev ishte futbollisti i cili në dy raste testoi goditjen e tij, mirëpo dy goditjet e tij shkuan skaj portës së Renovës. Pak më vonë kundërsulm fantastik i skuadrës mysafire, kur Iliovski pasoi për Lamçevskin, i cili u gjet i vetmuar para portës së Renovës, mirëpo Ferat Abduli bllokoi në kohë, duke shpëtuar gol të sigurtë. Në momentet e fundit të pjesës së parë Renova mundej të dyfishojë rezultatin, mirëpo Jançevski nuk arriti të realizojë nga situatë e pastërt para portës kundërshtare. Në fillim të pjesës së dytë Renova arriti të shënojë gol përmes Marjan Andonovit, mirëpo i njëjti u anulua për shkak të pozicionit jashtë-loje. Pak më vonë pas një harkimi në zonë, u duk se Dragoviq lujati me dorë në zonë, ndërsa arbitri lejoi që loja të vazhdojë. Në kundërsulmin e shpejtë, topi arriti te Memedi, goditja e të cilit u ndal nga Abduli. Në minutat e fundit Metalurgu u hodh i tëri në sulm në kërkim të barazimit dhe kanosjen e rradhës e kishte Kërstev nga gjuajtja e lirë, mirëpo Abduli me interevenim fenomenal shpëtoi portën e Renovës. Pas kësaj mundësie në anën tjetër Renovë mundej të vulosë fitore, kur 5 futbollistë vendas ishin përballë 2 mysafirëve, mirëpo Ismaili u tregua egoist dhe shpërdoroi mundësi të artë për të vulosur fatin e takimit. Dhe dënimi për këtë rast të humburg erdhi në anën tjetër. Ishte minuta e 90-të kur Iliovski nga gjuajtja e lirë goditi në mes të portës, ndërsa heroi i deritanishëm Abduli, gaboi rëndë duke lejuar topi të përfundoi në portë për barazim të rezultatit në 1:1. Në fund skuadrat u ndanë me ndarje të pikëve që ndoshta është rezultat më i realtë i takimit edhe pse Renovën sekonda e ndanin nga triumfi. Për xhepçishtasit ky ishte barazimi i tretë me rradhë me skuadrat e kreut, Vardarin, Shkëndijën dhe Metalurgun dhe me 21 pikë mban vendin e 6-të në renditje. Në anën tjetër skuadra nga Shkupi vazhdon serinë e ndeshjeve pa disfatë, e cila tani arrin në 6-të përballje me rradhë. Metalurgu me 36 pikë pozicionohet në vendin e dytë, pesë pikë pas liderit të renditjes Vardarit. Vardari vazhdoi formën e mirë në këtë kampionat, pasi ende është skuadra e vetme pa disfatë në kampionat. Në terrenin e ‘nxehtë’ të Sileksit në Kratovë, Vardari u ndal me barazim 1-1, edhe për mes shumë se 50 minuta kishte epërsi ndaj Sileksit. Ndërkohë Rabotniçki me trajnerin e ri, Gjore Jovanovski, iu gëzua fitores së parë pas 8 përballjeve të humbura. “Viktimë” e ‘romantikëve’ ishte skuadra e 11 Oktomvrit, të cilën e mundën me rezultat 3-1. Me golat e Petkovskit, Saviqit dhe Manevskit, vendasit kishin epërsi bindëse para se Geshoski të shënojë golin e nderit për mysafirët. Edhe Napredoku arriti ti jep fund serisë së ‘zezë’ kur në shtatë përballje nuk iu gëzua fitores, që në përballjen me Horizont Turnovën të shënojë fitore minimale 1-0. Goli i vetëm erdhi në pjesën e parë, me autor Cvetanovskin në minutën e 44. Ndërkohë Bregallnica vazhdon me lojë të mirë dhe shënoi edhe një fitore para tifozëve të vet duke mundur skuadrën e Teteksit me rezultat 2-0. Zdravkov dhe Stojanov ishin autor të golave për të siguruar pikë të reja në ngritjen e kësaj skuadre deri te pozita e 5 në tabelën e klasifikimit, ku nuk ka shumë ndryshime sa i përket kreut. Në vendin e parë është Vardari me 41 pikë, para Metalurgut me 36 pikë dhe Shkëndijës me 30 pikë. Pozita e katër është për Sileksin me 26 pikë , para Bregallnicës me 25 dhe Renovës me 21. Ohri dhe Napredoku ndajnë pozitën e 7 dhe 8 me 20 pikë, duke lënë pas Rabotniçkin me 18, dhe Teteksin me 17. Në dy pozitat e fundit janë Horizonti me 15 dhe 11 Oktomvri me 9 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *