Home / Sport / Renova në pritje të risive të para

Renova në pritje të risive të para

‘Kjo skuadër e Renovës ka cilësi në vete, pasi para dy viteve fitoi titullin, ndërsa rregullisht luan në Evropë. Megjithatë si në çdo ekip edhe ne kemi nevojë për disa përforcime të cilët do të rritnin konkurencën në skuadër dhe do të na ndihmonin për paraqitje më të suksesshme. Për momentin nuk ka asgjë konkrete në drejtim të përforcimeve dhe për këtë më kompetent është trajneri Kostov. Ai do të vendosë për profilin e futbollistëve që duhet të sjellim në skuadër si dhe për atë nëse do të ketë largime eventuale. Normal për çdo lëvizje, opinioni do të njoftohet në kohë’, deklaroi koordinatori i Renovës, Sulejmani.

Skuadra e Renovës ka mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e 6-të, me 24 pikë të tubuara nga 18-të takime të zhvilluara. Xhepçishtasit kanë shënuar 5 fitore, 9-të herë kanë barazuar, ndërsa kanë përjetuar katër disfata. Sigurisht se në fillim të sezonit ndoshta ishte pritur më shumë, mirëpo në varësi me ecurinë e kampionatit, nga tabori i Renovës duhet të jenë të kënaqur me renditjen. Kjo për faktin se ekipi nisi shumë dobët, ndërsa kishte seri të gjatë pa fitore. Mirëpo duket se ekipi hyri në formë në kohë dhe disa ndeshje me rradhë shënoi rezultate pozitive, duke mbyllur gjysmëstinorin vjeshtor me fitore në fushë të Horizont Turnovës. ‘Në përgjithsi duhet të jemi të kënaqur nëse bazohemi në gjithë atë që na ka përcjellë këtë vjeshtë. Kishim seri negative, mirëpo me kalimin e kohës ekipi u ekuilibrua dhe gjeti nivelin e duhur. Fitorja e fundit në Turnovë na rrit optimizmin se në pranverë mund të priten rezultate edhe më të mira’, komentoi ecurinë e gjysmëstinorit vjeshtor, koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani. Sipas tij ekipi ka kapacitet për rezultate edhe më të mira, megjithse pranon se nevoiten përforcime. Kryesia e Renovës është duke punuar vazhdimisht në gjetjen e futbollistëve të duhur për të ngritur cilësinë në skuadër, mirëpo për momentin nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. ‘Kjo skuadër e Renovës ka cilësi në vete, pasi para dy viteve fitoi titullin, ndërsa rregullisht luan në Evropë. Megjithatë si në çdo ekip edhe ne kemi nevojë për disa përforcime të cilët do të rritnin konkurencën në skuadër dhe do të na ndihmonin për paraqitje më të suksesshme. Për momentin nuk ka asgjë konkrete në drejtim të përforcimeve dhe për këtë më kompetent është trajneri Kostov. Ai do të vendosë për profilin e futbollistëve që duhet të sjellim në skuadër si dhe për atë nëse do të ketë largime eventuale. Normal për çdo lëvizje, opinioni do të njoftohet në kohë’, deklaroi Sulejmani. Renova përveç kampionatit, paralelisht luan edhe në Kupën e Maqedonisë ku ka siguruar kualifikim në gjysmëfinale. Duke parë ngecjen e madhe në pikë, kundrejt skuadrave të kreut të renditjes, pikërisht garat e Kupës shihen si mundësi për të siguruar daljen e rradhës në arenën ndërkombëtare. ‘Renova nuk do të dorëzohet deri në fund dhe do të kërkojë që në kampionat të ngjitet sa më lartë. Mirëpo është e qartë se jemi prapa me pikë dhe gjasat më të mëdha për të dalur në Evropë i kemi përmes Kupës. Me kualifikimin në gjysmëfinale, kemi regjistruar arritjen më të madhe të Renovës në këtë veprimtari, mirëpo nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Pa marrë parasysh konkurentëve të fortë që janë kualifikuar në mesin e katër ekipeve më të mira, ne do të kërkojmë hyrje në finale e madhe. Aty pastaj nuk i dihet, është një ndeshje, në të cilën në pah vjen motivimi i futbollistëve dhe ne shpresojmë që ndoshta edhe të fitojmë Kupën e Maqedonisë’, tha Sulejmani, i cili shtoi: ‘Mirëpo për këtë do flasim kur do të vijë koha. Tani është e rëndësishme që futbollistët të pushojnë mirë para fillimit të përgatitjeve dimërore, ku duhet të akumolojnë forcë për stinorin pranveror. Normal primare do jenë paraqitjet e suksesshme në kampionat dhe kualifikim në finalen e Kupës së Maqedonisë’, përfundoi koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *