Home / Sport / Rexhepi, ‘joker’ i Shkëndijës

Rexhepi, ‘joker’ i Shkëndijës

‘Në asnjë mënyrë nuk do mar meritat për një gjë të tillë, pasi futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë së bashku fitojmë, apo humbim ndeshjet. Unë mund të them vetëm se në çdo minutë që më jepet rasti të luaj, jam gjithçka nga vetja ime. E tani ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, ndërsa në disa raste keq. Gjithsesi më vjen mirë që dy ndeshjet e fundit isha i dobishëm për ekipin dhe kjo më bën të ndjehej satisfaksion. Unë premtoj se edhe në të ardhmen do të jap gjithçka nga vetja, për të ndihmuar ekipin tim të arrijë rrezultate sa më të mira’, deklaroi Elmedin Rexhepi, i cili kundër Ohrit dhe Sileksit ndryshoi kahjen e lojës.

Skuadra e Shkëndijës ka mbyllur sezonin vjeshtor me fitore të vuajtur 2:1 përballë Sileksit, me të cilën ‘kuqezinjtë’ ndalen në pozitën e tretë në renditje. Kampionët në fuqi mbyllën si duhet gjysmësezonin, duke arkëtuar tre pikë të planifikuara, mirëpo ndeshja ishte më e vështirë se sa pritej. Tetovarët në pushim shkuan me negativë 0:1, ndërsa u desh që në pjesën e dytë të angazhohen si duhet, për të përmbysur rezultatin në fund të ndeshjes. Emini dhe Selmani ishin autor të golave të fitores për Shkëndijën, mirëpo patjetër të ceket se ndryshim të madh në pjesën e dytë solli inkuadrimi në lojë i Elmedin Rexhepit. Mesfushori ishte nismëtar i të dy aksioneve në golat e shënuar, ndërsa me depërtimet e tij ishte rrezik permanent për portën e Sileksit. ‘Duhet të them se patëm fat të madh në këtë ndeshje që morëm fitoren. Pjesa e parë ishte katastrofale dhe vetëm falë fatit të madh sportiv kundërshtari nuk krijoi epërsi më të madhe në rezultat. Në vazhdim u përmirësuam dhe angazhimi i të gjithëve solli deri te përmbysja e rrezultatit. Si do që te jetë është mirë që morëm fitoren. Loja e keqe do të harohet, ndërsa do të kujtohet vetëm rezultati’, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi. Është interesant fakti se Rexhepi po shëndrohet në një ‘joker’ për ‘kuqezinjtë’, duke sjellë fat dhe ndryshim pasi inkuadrohet në lojë. Kështu ndodhi para një jave në sfidën me Ohrin, kur pasi u inkuadrua në pjesën e dytë, Rexhepi shënoi golin e epërsisë për Shkëndijën në fitoren 2:1 ndaj Ohrit, ndërsa të dielën përsëri i njëjti futbollist ishte ‘njeriu’ i ndryshimit. ‘Jo, nuk do kisha thënë se unë e ndryshova lojën. Në asnjë mënyrë nuk do mar meritat për një gjë të tillë, pasi futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë së bashku fitojmë, apo humbim ndeshjet. Unë mund të them vetëm se në çdo minutë që më jepet rasti të luaj, jam gjithçka nga vetja ime. E tani ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, ndërsa në disa raste keq. Gjithsesi më vjen mirë që dy ndeshjet e fundit isha i dobishëm për ekipin dhe kjo më bën të ndjehej satisfaksion. Unë premtoj se edhe në të ardhmen do të jap gjithçka nga vetja, për të ndihmuar ekipin tim të arrijë rrezultate sa më të mira’, u shpreh në mënyrë shumë modeste numri ‘7’ i Shkëndijës Elmedin Rexhepi. Ndeshja me Sileksin ishte e fundit në vjeshtë, ndërsa sipas Rexhepit Shkëndija me përgatitje cilësore në pranverë mund të sulmojë edhe vendin e parë. ‘Edhe pse është mundur të qëndrojmë më mirë, mendoj se duhet të jemi të kënaqur me arritjen tonë në vjeshtë. Jemi në vend të tretë me 10-të pikë para vendit të katërt dhe mendoj se kjo na jep një farë komoditeti në luftën për të dalë në Evropë. Tani do kemi pushim, hapet merkatoja e janarit ku me disa përforcime dhe me përgatitje cilësore në pranverë mund të sulmojmë edhe vendin e parë. Unë besoj në forcën e Shkëndijës dhe mendoj se 8-të pikë epërsi që ka Vardari nuk janë të paaritshme’, përfundoi Rexhepi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *