Home / Sport / Ronaldo në përgatitjet për Botërorin 2014

Ronaldo në përgatitjet për Botërorin 2014

Ish-fenomeni ka vendosur të marrë një rol aktiv në aktivitetin që po tërheq vëmendjen e autoriteteve të të gjitha niveleve drejtuese, për faktin se futbolli në Brazil është më shumë se sa një sport kombëtar.

Ish-futbollisti brazilian, ka pranuar rolin e presidentit të Komitetit Organizativ të Botërorit 2014 dhe do të udhëheqë përgatitjet për turneun që mbahet pas më pak se 3 vjet.

Ish-fenomeni ka vendosur të marrë një rol aktiv në aktivitetin që po tërheq vëmendjen e autoriteteve të të gjitha niveleve drejtuese, për faktin se futbolli në Brazil është më shumë se sa një sport kombëtar.

Zyrtarët e komitetit organizues, deklaruan se do të jenë gati për të gjitha kërkesat e bëra nga FIFA në lidhje me stadiumet dhe infrastrukturën. Drejtuesit kanë prezantuar një raport mbi përgatitjet dhe punimet në 12 qytete ku do të zhvillohen finalet.

Brazili është kritikuar shpesh për ecjen e ngadaltë të punimeve, buxhetin e pamjaftueshëm dhe nivelin e lartë të kriminalitetit.

17 zyrtarë të FIFA-s kanë vizituar disa nga stadiumet në qytet. Ata janë njohur me detajet lidhur me sigurinë, transportin dhe akomodimin. Ndërkhë, qeveria federale braziliane prezantoi një progres-raport duke konfirmuar se do të jetë e gatshme të presë Kupën e Konfederatave vitin e ardhshëm, një miniturne që i paraprin botërorit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *