Home / Lajme / Maqedoni / Seanca më e shkurtë në përbërjen e re të parlamentit në vitin 2011ka zgjatur vetëm 17 minuta

Seanca më e shkurtë në përbërjen e re të parlamentit në vitin 2011ka zgjatur vetëm 17 minuta

30 dhjetor-Në periudhën prej muajit qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2011 janë miratuar 19 raporte për punë të institucioneve, tre plane dhe një program. Kërkesa të arsyetuara ose të miratuara për interpretime autentike të dispozitave të ligjeve janë tre, ndërsa deputetët kanë miratuar edhe një llogari të përfunduar.

Zgjedhësit e popullit në përbërjen e re të Kuvendit më gjatë kanë punuar gjatë vazhdimit të parë të seancës së gjashtë më 28 korrik të viti 2011 i cili ka zgjatur prej orës 11:40 deri në orën 23:55 ose në kontinuitet 12 orë e 15 minuta. Seanca më e shkurtë e Parlamentit në përbërjen e re ishte e katërmbëdhjeta e cila ka zgjatur vetëm 17 minuta.

Sipas numrit të përgjithshëm të orëve të punës, seanca më e gjatë e Kuvendit ka qenë seanca e tetë me 68 orë e 13 minuta.

Më 25 qershor të vitit 2011 u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 5 qershor. Kjo është përbërja e parë parlamentare nga pavarësia e Maqedonisë që numëron 123 zgjedhës të popullit, pasi iu mundësuar e drejta e votës shtetasve që jetojnë jashtë vendit.

Gjithsej deri më 29 dhjetor të vitit 2011 Kuvendi mbajti 19 seanca, pesë seanca të veçanta dhe atë dy për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme, dy seanca ne çështje të deputetëve dhe një seancë në të cilën ka pasur fjalime.

Në rend dite të seancës së 19-të ishin 386 prej të cilëve 79 pika janë nga tre seanca të pakryera dhe një pikë nga seanca e caktuar.

Kuvendi ka sjellë gjithsej 114 ligje prej të cilave 24 ratifikime. Janë sjellë 74 ligje në procedurë të rregullt, 34 janë në procedurë, ndërsa 16 ligje janë sjellë në procedurë të shkurtuar. Për 12 ligje ishte e nevojshme shumica e Badenterit. Është tërhequr një ligj dhe një ishte i papranueshëm. Ligje të cilat janë miratuar me legjislativë të Bashkimit Evropian janë 37, ndërsa gjashtë janë në procedurë.

Më shumë ligje kanë propozuar Qeveria – 110 përderisa vetëm katër ligje janë propozuar nga grupi i deputetëve. Kuvendi ka sjellë 62 vendime propozues të të cilëve ishin komisionet kuvendore, Qeveria, deputetë dhe propozues të tjerë të autorizuar.

Në periudhën prej muajit qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2011 janë miratuar 19 raporte për punë të institucioneve, tre plane dhe një program. Kërkesa të arsyetuara ose të miratuara për interpretime autentike të dispozitave të ligjeve janë tre, ndërsa deputetët kanë miratuar edhe një llogari të përfunduar.

Seanca e fundit kuvendore u mbajt më 29 dhjetor dhe iu dedikua çështjes së deputetëve.

Kjo është përbërja e shtatë e Kuvendit nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në vitin 1991, dhe e para që do të numëron 123 deputetë. Më se 60 për qind të parlamentarëve tani më janë deputetë me përvojë. Më së shumti deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja -56. Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) ka 42 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – 15, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – tetë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) – dy. Për herë të parë në Kuvend dy deputetë ka edhe RDK-ja lider i të cilës është Rufi Osmani, njëri prej atyre në listën e kryetarëve të komunave, të cilët u dorëzuan nga mandatet e tyre

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *