Home / Lajme / Rajon / Sëmuret Berisha teksa po fliste për 21-vjetorin e PD-së,i ra tensioni dhe u ndihe keq!

Sëmuret Berisha teksa po fliste për 21-vjetorin e PD-së,i ra tensioni dhe u ndihe keq!

12dhjetor-Festimi i 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike ka sjellë të papritura në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Berisha ka pësuar gjendje të fikti për shkak të një viroze, duke mos arritur të përfundonte fjalimin e tij. Sapo doli me shpejtësi me ndihmën e njerëzve që e rrethonin, ai u ndje më mirë, pasi konsumoi një kafe

Ka qenë duke mbajtur fjalimin për 21-vjetorine PD-së,kur krejt …
papritur kryeministri Berisha është ndjerë i pamundur dhe është kapur nga truprojat e tij ,pasi u rrezikua të bjerë në tokë para publikut.
Ai ka qendruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij.Festimi i 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike ka sjellë të papritura në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Berisha ka pësuar gjendje të fikti për shkak të një viroze, duke mos arritur të përfundonte fjalimin e tij. Sapo doli me shpejtësi me ndihmën e njerëzve që e rrethonin, ai u ndje më mirë, pasi konsumoi një kafe. Gjatë fjalës Berisha theksoi:“Pavarësia pa demokraci defakto nuk është Pavarësi. Viti 90-të do mbetet në kujtesën e shqiptarëve si viti mrekullive të këtij vendi. Sot është 21 vjetori të krijimit të Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare në vend , partisë së parë të progresit. Viti 90-të do mbetet në kujtesë si viti i mrekullive të Shqipërisë. 21 vjet më parë ishim të vetmit në botë me liri themelore dhe besim fetar të ndaluar. Regjimi komunist Hoxhian ishte më i egri, pas atij të Bashkimit Sovjetik.Studentët me në krye tribunën e lirisë Azem Hajdari gjunjëzuan diktaturën komuniste , themeluan pluralizmin politik. Sonte festojmë ditëlindjen e lirive individuale, shqiptarët e provuan se pavarsia pa demokraci defakto nuk është pavarsi. Pluralizmi dhe pavarsia janë dy faqe të ndritura të historisë tonë .

Ne festojmë si vend i votës së lirë, fjalës së lirë, respektimit të të drejtave të njeriut, si vend i institucioneve ligjore.Përparsi e PD-së eshtë dhe do vazhdojë të jetë sigurimi dhe garantimi i lirisë së qytetarëve. Diktatura Hoxhiste mori qindra e mijëra jetë. Viti 90-të krahas të tjerave është dhe viti i lindjes së ekonomisë së lirë të tregut”- tha ai. “Sot ne nuk jemi ndër vendet e pasura por jemi vend me ekonomi të qëndrueshme. Në 21 vjet të ardhurat pëer frymë janë rritur 40 herë, eksportet janë dyfishuar çdo dy vjet, potencialet natyrore kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, janë rritur rrogat dhe pensionet, është transformuar infrastruktura.

Vende të reja punë për shqiptarët dhe kryesisht për të rinjtë do mbeten prioritet i vendit. 90-ta është viti i përmbysjes së diktaturës me rrugë paqësore. Diktatura hoxhiste e Ramiz Alisë dëshmoi se kishin prehur hanxharet ndaj çdo përpjekje për të shtypur pushtetin e tyre. Klika hoxhiste u zhduk në bunkeret e tyre. PD e dëshmoi veten si parti e vlerave të paqes.

PD ka qenë dhe mbetet parti e dialogut, besimit, konsensusit në dobi të interesave të kombit. PD është forca e parë politike në lindje që shpalli si prioritet antarësimin në Evropë. Sot Shqipëria është antare e NATO-s, lëvizim pa viza ndërsa integrimi i vendit në BE do të jetë projekti i shekullit për çdo shqiptar- tha në fund të fjalimit të papërfunduar, Sali Berisha.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *