Home / Lajme / Maqedoni / Server: Greqia ta zhbllokojë pranimin e Maqedonisë në NATO

Server: Greqia ta zhbllokojë pranimin e Maqedonisë në NATO

6 dhjetor-Ai nuk mund të supozojë nëse Maqedonis mund të bëhet pjesë e Aleancës në Samitin e ardhshëm, por thotë se shpreson që Greqia do të shohë se rruga e vërtetë është ta pranojë Maqedoninë si anëtare të NATO-s dhe të vazhdojë me negociatat për zgjidhje permanente.

– Greqia të ngritet mbi kushtet ballkanike në të cilat humbja e njërës palë, automatikisht është përfitim për palën tjetër dhe të tregojë largpamësi evropiane me atë që do ta zhbllokojë pranimin e Maqedonisë në NATO, thotë Daniel Server, profesor i Katedrës për studime të larta ndërkombëtare pranë Universitetit Xhon Hopkins, në intervistën për Zërin e Amerikës.

Server rekomandon që Maqedonia së pari të pranohet nën referencën IRJM, e më pas të zgjidhet çështja për emrin.

Ai konsideron se vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë pas padisë së Maqedonisë kundër Greqisë do të thotë se Shkupi ka fituar dhe ajo shkon tërësisht në drejtimin që e ka dëshiruar vendi me konstatimin se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme kur e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Nuk jam i sigurtë se vendimi do të ketë ndonjë ndikim largapamës. Megjithatë, madje edhe me deklaratën e sekretarit të përgjithshëm se Maqedonia mund të jetë pjesë e NATO-s pas zgjidhjes së kontestit me emrin, më duket se do të ishte maturi që të pranoher IRJM dhe IRJM të pranohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo tani do të duhej të ishte zgjidhje e pranuar e ndërsjelltë, për të cilën bën thirrje sekretari i përgjithshëm. Gjykata mjaft qartë vuri në dukje se nuk do të dëshironte të dëgjojë se Athina do ta përsërisë gabimin që tashmë e ka bërë në vitin 2008”, thotë Server.

Ai nuk mund të supozojë nëse Maqedonis mund të bëhet pjesë e Aleancës në Samitin e ardhshëm, por thotë se shpreson që Greqia do të shohë se rruga e vërtetë është ta pranojë Maqedoninë si anëtare të NATO-s dhe të vazhdojë me negociatat për zgjidhje permanente.

“Greqia nuk do të fitojë asgjë nga kundërshtimi i mëtejmë rreth kësaj çështje. Vetëm mund të humbë. Sinqerisht, kohëve të fundit humbi mjaft. Mendoj se do të jetë plus i madh nëse e len këtë çështje pas vetes”, thotë Server.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *