Home / Lajme / Maqedoni / Shfrytëzimi i kompjuterëve dhe internetit shënon një trend rritës

Shfrytëzimi i kompjuterëve dhe internetit shënon një trend rritës

20 dhjetor-Ai informon se Ministria ka filluar edhe me iniciativë për zhvillim të e-biznesit përmes hapjes së konkursit për zgjedhje të 100 e-biznes planeve më të mira për hapje të dyqanit elektronik. “Konkursi për 50 dyqanet e para vazhdon deri në fund të muajit dhjetor, përderisa vitin e ardhshëm do të shpallet edhe një konkurs me të cilin 50 biznes plane shtesë do të zgjidhen të hapin dyqane elektronike”, tha Ivanovski.

– Mjedisi i internetit në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave statistike zyrtare, përdorimi i kompjuterëve dhe internetit në Republikën e Maqedonisë shënon një trend rritës në të gjithë sektorët shoqëror.

Kjo u theksua në manifestimin “Sajti i vitit” në të cilën gjatë ditës do të votohen sajtet më të mira për vitin 2011 në disa kategori.

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 55 për qind e shtëpive kanë pasur qasje në internet, që është për 8,9 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pjesëmarrja e shtëpive me internet në numrin e përgjithshëm të shtëpive është rritur në 42,1 për qind, ndërsa 58,9 për qind nga popullata e përgjithshme prej moshës 15 vjçare deri në moshën 74 vjeçare kompjuter, përderisa internet 56,7 për qind. Internet më shumë shfrytëzojnë nxënësit dhe studentët.

Sipas të dhënave të Agjencisë për komunikime elektronike, ndërkaq, në tremujroin e parë të vitit, 2G dhe 3G kanë përdorur gjithsej 384.897 shfrytëzues, përderisa numri i përgjithshëm i paparaguesve përmes 2G shënon 93,583.

“Më gëzon fakti që mjedisi i internetit të Maqedonisë është në rritje të vazhdueshme. Sot ekzistojnë portale të shumta argëtuese, internet gazeta, portale specifike për popullatë të caktuar, sajte korporative, ekzistojnë forume dhe blloge përmes të cilave diskutohet për çështjet të llojllojshme në interes, por edhe përmes të cilave edhe më shumë zhvillohet demokracia në Republikën e Maqedonisë. Ekziston bankieri elektronike gjithnjë më e sofistikuar përmes të cilës kryejmë transaksione, por me rëndësi të veçantë është që ngadalë por sigurtë po zhvillohet edhe tregtia e drejtëpërdrejtë elektronike me hapjen dhe funksionimin e dyqaneve elektronike”, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski në fjalimin e tij në manifestim.

Ai informon se Ministria ka filluar edhe me iniciativë për zhvillim të e-biznesit përmes hapjes së konkursit për zgjedhje të 100 e-biznes planeve më të mira për hapje të dyqanit elektronik. “Konkursi për 50 dyqanet e para vazhdon deri në fund të muajit dhjetor, përderisa vitin e ardhshëm do të shpallet edhe një konkurs me të cilin 50 biznes plane shtesë do të zgjidhen të hapin dyqane elektronike”, tha Ivanovski.

Manifestimi “Sajti i vitit” mbahet për herë të dytë nën patronazh të presidentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me mbështetje të Ministrisë të Shoqërisë Informative dhe Administratës. Për zgjedhjen vjetore të sajteve më të mira kanë votuar më shumë se 10 mijë internet shfrytëzues, ndërsa për çmimet do të luftojnë mbi 250 ueb faqe.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *