Home / Sport / Shkëndija deklasoi Strumicën

Shkëndija deklasoi Strumicën

Në duelin e dy skuadrave që deri tani kishin shënuar nga 6-të fitore në po aq takime të zhvilluara dhe ndanin kreun e tabelës, kampionët në fuqi dëshmuan se janë ekipi më kualitativ në vend.

Klubi i Voljebollit Shkëndija ka mundur me rezultat 3:0 Strumicën, në derbin e javës së 7-të, por edhe të stinorti vjeshtor në Ligën e Parë të Volejbollit të Maqedonisë.Në duelin e dy skuadrave që deri tani kishin shënuar nga 6-të fitore në po aq takime të zhvilluara dhe ndanin kreun e tabelës, kampionët në fuqi dëshmuan se janë ekipi më kualitativ në vend. Gjithsesi Strumica u tregua kundërshtar i fortë dhe i papërshtatshëm, që paralajmëron se këto dy skuadra deri në fund do të rivalizojnë për titullin e kampionit. Në fillim të takimit Strumica ishte më e koncentruar dhe vazhdimisht ishte në epërsi. Shkëndija provonte të rrikthehet, mirëpo rrezistonte në kundërshtar të disponuar për lojë. Kështu shkoi deri në mes të setit të parë, kur në skenë doli Vllatko Trajçevski, i cili në këto caste bëri diferencën. Së pari me goditje të fortë fitoi të drejtën për të servuar, ndërsa më pas me seri prej 6-7 serviseve të fuqishmeë, kontriboi që Shkëndija të shkëputet në rezultat dhe në fund të fitojë setin e parë me rezultat 25:17. Në setin e dytë djelmoshat e Durim Lumës ishin më të koncentruar dhe në asnjë moment nuk lejoi që kundërshtari të mbajë rritmin e tyre. Në këtë periudhë Shkëndija arrinte të dominojë në të gjitha segmentet e lojës, duke sjellë në momente atraksion për publikun e pranishëm. Tani ‘kuqezinjtë’ kishin servis të fortë, bllok të pakalueshëm, ndërsa pranimi ishte në nivel. Përveç kësaj, voljebollistët e Shkëndijës në këtë periudhë disa herë me rradhë sollën një skemë të bukur me kombinim fantastik dhe goditje nga plani i dytë, të cilën kundërshtari assesi nuk arrinte ta kuptojë. Si rezultat i kësaj Shkëndija avansoi 2:0 pasi mori setin e dytë me rezultat bindës 25:15. Në setin e tretë volejbollistët ‘kuqezi’ sikur hyrën më të lëshuar në lojë dhe Strumica e shfrytëzoi këtë duke qenë në epërsi të vazhdueshme. Trajneri Luma reagonte në këtë periudhë duke kërkuar koncetrim nga volejbollistët e tij, mirëpo kundërshtari arriti të shkojë drejt fundit me rezultat 24:21. Mirëpo Shkëndija këtu nxori në pah një kualitet të ri, duke treguar karakter për barazim të rezultatit në 24:24. Trajnerët me disa tajm-aute në këtë periudhë provonin të mbajnë koncentrimin e volejbollistëve të tyre, ndërsa më e suksesshme në këtë drejtim u tregua Shkëndija e cila arriti të fitojë me rezultat 28:26, për fitore maksimale 3:0.
‘Mendoj se në këtë ndeshje treguam se jemi më kualitativ se Strumica dhe me meritë morëm fitoren në këtë përballje. Ne dy javë përgatitemi për këtë përballje dhe u tregua se kemi punuar si duhet. Luajtëm mirë, treguam karakter, ndërsa mendoj se u pa qartë se Strumica nuk është në nivelin tonë. Shpresoj që publiku të jetë i kënaqur me lojën dhe fitoren tonë. Kjo fitore na ofron te titulli i kampionit vjeshtor, ndërsa pikët nga ky duel mendoj se do të kenë vlerë të madhe në luftën për titullin e kampionit, pasi përballë kishim kundërshtar të drejtëpërdrejtë për kreun e tabelës’, deklaroi pas ndeshjes me Strumicën, kapiteni i Shkëndijës Ilir Vela. Me këtë fitore Shkëndija shkëputet në vendin e parë me 20-të pikë, tre më shumë se Strumica e vendit të dytë. 17-të pikë tani ka edhe Sinalko e cila mundi në transfertë Rabotniçkin 3:1. Në ndeshjet tjera Kumanova mundi Borec Brakon me rezultat 3:1, ndërsa Mavisi u mund 0:3 nga Vardari.

Rabotniçki-Sinalko 1:3,
Kumanova-Borec Brako 3:1,
Mavisi-Vardari 0:3,
Shkëndija-Strumica 3:0,
Susheva-Liria 0:3.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *