Home / Sport / SHKËNDIJA FITON NË OHËR

SHKËNDIJA FITON NË OHËR

Në ndeshjen e fundit të javës së 17-të, kampionia në fuqi Shkëndija mundi Ohrid 2004 me rezultat 2:1, duke përforcuar pozitën e tretë në renditjen tabelare. Rexhepi dhe Jovanovski ishin autor të golave për ‘kuqezinjtë’ tetovarë.

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 përballë Ohrid 2004 në ndeshjen e fundit të javës së 17-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Në një ndeshje interesante, secila skuadër pati nga një pjesë ku dominoi lojën. Fillimi u takoi vendasve të cilët shtypën kundërshtarin duke ushtruar presion të vazhdueshëm para portës së Shkëndijës. Dhe në këtë fraksion Ohrid 2004 kishte disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi, mirëpo pa mundur të prekin rrjetën e tetovarëve. Ritmi i fortë i vendosur në pjesën e parë, si duket lodhi vendasit, të cilët në vazhdim ranë në intenzitet. Këtë gjë e shfrytëzuan futbollistët e Shkëndijës, të cilët morën iniciativën dhe vazhdimisht sulmonin portën vendase. Inkuadrimi i Elmedin Rexhepit u tregua lëvizje e qëlluar, pasi freskia e tij ndihmoi miqtë. Së pari Rexhepi i mundësoi rast të pastërt Hasanit, goditja e të cilit u ndal nga Kosturanov. Pak më vonë, më saktësisht në minutën e 70-të Hasani bukur krijoi hapsirë dhe pasoi para portës për Rexhepin, e cili nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetën vendase, për epërsi të Shkëndijës. Ohrid 2004 i pakënaqurme rezultatin u hodh në kërkim të barazimit, mirëpo duke lënë shumë hapsira në mbrojtje. Këtë e shfrytëzoi Shkëndija e cila në minutën e 83-të me anë të Jovanovskit shënoi për 2:0. Një minutë më vonë Ohrid 2004 me anë të Mitrevskit zbuti rezultatin në 1:2, mirëpo deri në fund nuk arriti të bëjë diç më tepër, kështu që tre pikët i takuan skuadrës tetovare. Shkëndija me këtë fitore arrin në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e tretë, me tre pikë pas Metalurgut të vendit të dytë dhe 8-të më pak se lideri i renditjes Vardari.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *