Home / Sport / Shkëndija pret Kupën e Pavarësisë

Shkëndija pret Kupën e Pavarësisë

‘Është nder i madh për ne që na është dhënë mundësia që të jemi organizatorë të turneut tradicional ndërkombëtar ‘Kupa e Pavarësisë’. Gjithsesi kjo është edhe një përgjegjësi e madhe për tu treguar mikëpritës të mirë dhe për këtë qëllim kemi bërë të gjitha parapërgatitjet për të bërë një organizim sa më të mirëfilltë. Shpresoj që të jemi në nivel të detyrës dhe të gjithë në fund të jemi të kënaqur pas përfundimit të këtij turneu’, deklaroi veterani i Shkëndijës, Pëllumb Vela.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës këtë fundjavë do të jetë organizatore e turneut mbarëkombëtar të volejbollit, ‘Kupa e Pavarësisë 2011’. Ky turne për herë të parë vjen në Tetovë, pasi paraprakisht është zhvilluar në Shqipëri dhe Kosovë. ‘Është nder i madh për ne që na është dhënë mundësia që të jemi organizatorë të turneut tradicional ndërkombëtar ‘Kupa e Pavarësisë’. Gjithsesi kjo është edhe një përgjegjësi e madhe për tu treguar mikëpritës të mirë dhe për këtë qëllim kemi bërë të gjitha parapërgatitjet për të bërë një organizim sa më të mirëfilltë. Shpresoj që të jemi në nivel të detyrës dhe të gjithë në fund të jemi të kënaqur pas përfundimit të këtij turneu’, deklaroi veterani i Shkëndijës, Pëllumb Vela. Organizatorët e turneut konfirmojnë se përveç Shkëndijës si mikëpritëse, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Liria e Zherovjanit, Studenti i Tiranës dhe Ejona e Pejës. ‘Po skuadrat që përmendët kanë konfirmuar pjesëmarjen. Përveç neve dhe Lirisë, sot (e ejnte) pritet të arrijnë edhe dy ekipet nga shtetet fqinje dhe në mbrëmje kemi paraparë të kemi një mbledhje konsultative kur edhe do njoftojmë pjesëmarësit për çiftet gjysmëfinale. Turneu do të fillojë të premten, kur në orën 17:00 dhe 19:00 në program do të jenë ndeshjet gjysmëfinale. Në ndeshjen e parë ne (Shkëndija përballemi me Lirinë), ndërsa në takimin e dytë Studenti ndeshet me Ejonën. Të shtunën në program janë ndeshjet finale, kur në orën 13:00 do të zhvillohet dueli për vendin e tretë ndërsa në orën 15:15 starton finalja kur edhe do të mësojmë emrin e fituresit të sivjetshëm të kësaj kupe’, sqaroi Vela. Kupa e Pavarësisë duke mos llogaritur të kaluarën kur është zhvilluara me ndërprerje të kohëpaskoshme, në historinë më të re zhvillohet çdo vit në katër sezonet e fundit. Në tre vitet paraprake organizatorë ishin Tirana dhe Prishtina, ndërsa fitues një herë ka qenë Studenti i Tiranës, ndërsa Shkëndija ka trimfuar dy herë me rradhë në dy vitet e fundit. Tani ‘kuqezinjtë’ tetovarë do të kenë mundësinë që të bëjnë hat-trick, nëse arrijnë që të shfrytëzojnë parketin vendas, në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë.’Normal që duam të fitojmë përsëri këtë kupë, por më e rëndësishme se kjo tani për ne është të jemi në nivel të organizimit, duke krijuar kushte të mira për skuadrat pjesëmarëse. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin që të ftoj publikun tetovar të vijë në palestër në numër sa më të madh, për të dëshmuar se Tetova e don volejbollin dhe jo rastësisht jemi fitues të Kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë. Kjo është një festë mbarëkombëtare, ky turne na bashkon neve shqiptarëve e tre anëve dhe për këtë qëllim shpresojmë që para një numri të madh shikuesish të presim vëllezërit tanë nga Shqipëria dhe Kosova. Uroj që publiku të kënaqet me volejboll kualitativ’, porositi në fund Pëllumb Vela.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *