Home / Lajme / Maqedoni / Shoqëria e politizuar dhe e polarizuar

Shoqëria e politizuar dhe e polarizuar

25 dhjetor-Reka në hyrje të këtij hulumtimi, thotë se rrëfimi për Marrëveshjen e Ohërit, i ngjan gotës jo plotësisht të mbushur, pasi që për dikë ajo është gjysëm e mbushur kurse për të tjerët është gotë gjysëm e zbrazët.

Hulumtimi , 10 vite Marrëveshja e Ohërit, me nën titull “A funksionon Maqedonia si shtet multietnik”?, që u publikua në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, nga zyra për hulumtime përmban, analiza, anketa mbi realizimin dhe mosrealizimin e saj. Prorektori Blerim Reka, në këtë hulmtim thotë se janë katër fusha ku shënohen ngecje në implementimin e Marrëveshjes së Ohërit, edh atë mosimplementimi përfaqësues, mosimplementimi zyrtar gjuhësor, mosimplementimi indëryimit të besimit dhe mosimplementimit buxhetor. Reka në hyrje të këtij hulumtimi, thotë se rrëfimi për Marrëveshjen e Ohërit, i ngjan gotës jo plotësisht të mbushur, pasi që për dikë ajo është gjysëm e mbushur kurse për të tjerët është gotë gjysëm e zbrazët. Sipas Rekës, Marrëveshja e Ohërit e shoi konfliktin por nuk shoi edhe burimet e këtij konflikti, kjo marrëveshje paqësore, ruajti sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, por nuk ruajti integritetin kombëtar të qytetarëve që nuk i përkisnin shumicës, marrëveshja e Ohërit përjtashtoi zgjidhjet territorial të provlmeve etnike, por ruajtja e karakterit unitary të shtetit nuk u përcoll edhe me implementimin përkatës të amsave, me të cilat të gjithë qytetrët e këtij shteti unitary do të jetë barabartë të trajtuar.”Lufta në Maqedoni, ishte rasti i vetën nga luftërat në ish-Jugosllavi, e cila nuk ishte zhvilluar oër territore, por për status-forumes të qytetarëve të barbartë të këtij shteti. Edhe pse fryma e Marrëveshjes së Ohërit ishtë ndërtimi i shtetit qytetarar, Maqedonia edhe pas një decade nga inagurimi i kësaj filozofie pajtuese, funksionon ende si shtet monoetnik”, thotë prorektori Reka. Ndërkohë në këtë publikim është bërë hulumtim i opinionit të qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen e Ohërit. Me këtë rast janë anketuar qytetarët në Tetovë, Shkup, Ohër dhe Shtip. Sipas hulumtimit, 52 përqind e popullatës u interesojnë ngjarjet shoqërore-politike kurse 21 përqind kanë interesim të theksuar, ndërsa vetëm 10 përqind e popullatës përgjigjen se ajo nuk u intereson aspak. “Polemikat në parlament dhe aktet e nxjerra nga qeveria poashtu janë interesim i qytetarëve. Pra, mund të flasim lirshëm për një shoqëri të politizuar dhe të polarizuar. Në pyetjen se sa është aktuale Marrëveshja e Ohërit, 41 përqind e të anketuarve janë të mendimit se ata ndonjëherë janë të interesuar që të dëgjojnë, diskutojnë me miqtë, kolegët, çështjet e marrëveshjes.33 përqind e të anketuarve shumë rrallë janë të interesuar që të lexojnë, dëgjojnë diçka për marrëveshjen, vetëm 14 përqind shumë shpesh. Nga kjo shihet se maqedonasit kanë një interesim të vogël se sa te popullata shqiptare. Në pyetjen se sa gjëra dijnë për Marrëveshjen e Ohërit, 59 përqind janë shprehur se dinë diçka, vetëm 19 përqind thonë se dinë mjaft, ndërsa nga kjo fitohet përshtypja se njerëzit shpesh detajet ua lënë të tjerëve kurse vetë nuk thellohen në analizë të detajuar të marrëveshjes”, thuhet në analizën e hulumtimit të opinionit public për këtë marrëveshje. Më tej në këtë anketim, të përpunuar nga profesor Hasan Jashari, qëndron se 46 përqind e të anketuarve përgjigjen se Marrëveshja e Ohërit është e rëndësishme për stabilitetin politik, kurse 27 përqind thonë se ndonjëherë është me rëndësi e ndonjëherë jo. Vetëm 5 përqind e të anketuarve janë të mendimit se Marrëveshja nuk është e rëndësishme për stabilitetin politik të Maqedonisë, kurse 14 përqind nuk dijnë dhe nuk japin përgjigje. Më tej, 37 përqind e të anketuarve në katër qytetet e Maqedonisë, theksojnë se Marrëveshja i trajton në mënyrë të barbartë kulturat, fetë, gjuhët, bashkësitë etnike. Prej tyre 25 përqind kanë mëdyshje kurse 18 përqind mendojnë se nuk trajtohen si duhet.Në pyejten se cilave bashkësi u përgjigjet Marrëveshja e Ohërit, 57 përqind mendojnë se u përgjigjet shqiptarëve, 14 përqind maqedonasve, kurse 26 përqind nuk kanë përgjigje të caktuar. Më tej në hulmumtim qëndron se popujt mes veti kanë frikë në Maqedoni. “Përgjigjet janë se 38 përqind të pyeturve frikohen nga tjetri ndonjëherë, kanë mëdyshje e paragjykime, kurse 29 përqind shpesh kaplohen nga ky ankth. Pram und të flasim për një shoqëri të polarizuar në baza etnike dhe religjioze”, thuhet në hulumtim.Mediat në vend shkruajnë pjesërisht mirë për marrëveshjen (44 përiqnd). Një numër i madh i të anketuarve janë të vetëdijshëm për polarizimin dhe paragjykimet në shoqërinë maqedonase. Andaj 36 përqind e tyre janë të mendimit që për të zvogëluar dallimet nga njëri tjetrin duhet të flakim paragjykimet për njëri tjetrin. 63 përqind e popullatës në bazë të anketës respekton vlerat, fetë, gjuhët e të tjerëve. Në bazë te realizimit të Marrëveshjes së Ohërit, qytetarët mendojnë se në sferën e decentralizimit ajo është implementuar (23përqind), 20 përqind në arsim, 16 përqind në përdorimin e gjuhëve, ndërsa 10 përqind mendojnë se marrëveshja ka zhvilluar multikulturën. 36 përqind mendojnë se ajo ndikon ndonjëherë mirë e ndonjëherë keq, ndërkaq vetëm 22 përqind se ajo ndikon shumë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, qëndron në këtë hulumtim.Lidhur me ueb faqet poashtu është bërë një hulumtim ku thuhet se ueb faqet e presidentit, arkivi shtetëror i republikës së Maqedonisë, agjencia e migracionit, Banka Popullore, Enti i Puënsimit, komisioni shtetërorr i letrave me vlerë, Enti i revizionit, Enti Shetëtror i Statsistikave komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informatat me karakater publik, shërbimi kombëtar hidrometeorologjik, i kanë ueb faqet vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa Agjencia e Doganavae i ka pothuajse të gjithë përmbajtjet edhe në gjuhën shqipe. Agjencia për përkrahje të zhvillimit të bujqësisë ka rreth 60 përqind të përmbajtjes së saj të përkthyer në gjuhën shqipe. Tre agjenci nuk kanë fare ueb faqe. (U.H)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *