Home / Sport / Shorti i Champions, dy beteja italo-angleze

Shorti i Champions, dy beteja italo-angleze

Itali-Angli do të jetë përballja më interesante e fazës me eleminim direkt në Ligën e Kampioneve. Skuadrat italiane evituan përballjen me gjigandët spanjollë, pasi shorti i hedhur në Nion në Zvicrës i vendosi përballë ekipeve angleze.

Milani do të ndeshet me Arsenalin e Arsen Venger, ndërsa Napoli i cili kualifikohet për herë të parë në këtë tur do të ketë përballë Chelsea e Villas Boas.

Skuadra tjetër italiane në këtë kompeticion, Interi do të sfidojë Marsejën, një mundësi e mirë kjo për Claudio Ranieri që të hakmarret ndaj skuadrës franceze e cila 7 vjet më parë eleminoi ish-ekipin e tij Chelsea.

Ka rezultuar i lehtë, të paktën në letër, shorti për dy spanjollet pretendentet kryesore për këtë trofe Barcelona dhe Real Madrid. Katalanasit e Guardiolës do të ndeshen me Bajern Leverkusen, ndërsa madrilenët e Mourinhos do të kenë përballë CSKA-në e Moscës.

Një short i lehtë ka qenë edhe për Lionin, skuadra që u përfol në kualifikimin e saj në këtë tur. Përballë tyre do të jetë supriza e fazës së grupeve, APOEL.

Shorti vendosi përballë Bajern Munih, ekipin zviceran Basel, ndërsa Zeniti do të ndeshet me Benficën.

Ndeshjet e para do të luhen me 14 dhe 22 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ato të kthimit me 6 dhe 14 mars.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *