Home / Sport / Shqipëria, zyrtarizohet italiani De Biasi

Shqipëria, zyrtarizohet italiani De Biasi

Ish-trajneri i Breshias, Udinezes, Torinos e Levantes ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, per te drejtuar perfaqesuesen e pare ne karriere

Giovanni De Biasi është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Ish-nr.1 i stolit të Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit. Detaj të tjera nuk janë bërë të ditura përsa i takon pagës së tij, por vetëm duhet se prezantimi i tij zyrtar para mediave do të bëhet ditën e hënë. Tekniku 55-vjeçar, në këtë mënyrë do të zërë vendin e lënë boshë për gati dy muaj nga kroati Josip Kuzhe, i cili u largua pas mbylljes së fushatës kualifikuese të Evropianit 2012, ku Shqipëria u rendit e parafundit në grup pas vetëm 2 fitoresh në 10 ndeshje. De Biazi do të jetë trajneri i dytë italian që merr drejtimin e kombëtares shqiptare, pas Giuseppe Dosenas.

Fjalët e para të De Biazit: E doja Shqipërinë me çdo kusht!

“Një dëshirë që e kisha prej kohësh”. Në këtë mënyrë, De Biasi e ka cilësuar ardhjen e tij në stolin e përfaqësueses shqiptare, teksa ka lëshuar fjalët e para për mediat italiane: “Mund të them se bëra një vlerësim të kujdesshëm të propozimeve që më kanë ardhur. Roli i teknikut të Kombëtares është një detyrë, që e ndiqja prej kohësh. Tani dua të mendoj vetëm për të bërë një punë sa më të mirë, përsa i takon fazës kualifikuese në Botërorin e ardhshëm të futbollit. A kisha oferta të tjera? Më ka kërkuar një klub jo italian, që më ofronte një kontratë të mirë, por ia kisha dhënë fjalën presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka”, ka shpjeguar De Biasi, i cili nga sa bëhet e ditur nga burime afër tij duket se ka refuzuar Getafen. Për teknikun që në karrierën e tij, veç Modenas, Breshias, Torinos e Udinezes në Itali, ka drejtuar edhe Levanten në Spanjë, kjo do të jetë përvoja e parë si teknik i një përfaqësueseje. Me kuqezinjtë, menjëhjerë do të nisë nga puna për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”, teksa Shqipëria bën pjesë në grupin E, bashkë me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *