Home / Lajme / Maqedoni / Shtëpia familjare e Tome Axhievit vizatohet me grafite

Shtëpia familjare e Tome Axhievit vizatohet me grafite

13 dhjetor-Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Axhiev pas dëmtimit të mbrëmshëm të shtëpisë së tij familjare, sot paralajmëroi se ngjarjen do ta paraqesë te organet kompetente, por se ngjarja nuk meriton vëmendje të veçantë

Kryerës të panjohur me grafite të pahijshme, parulla dhe shkrime, mbrëmë pas orës 20, e kanë dëmtuar shtëpinë familjare të kryetarit të Komisionit për verifikimin e fakteve, Tome Axhiev e cila ndodhet në rrugën “Milan Petrevski” nr.7 në Manastirin e ri.

Në takimin e sotëm me gazetarët Axhiev deklaroi se dëmtimi dhe grafitet e pahijshme i ka vërejtur pasi është kthyer në shtëpinë e tij, gjegjësisht pas përfundimit të obligimeve zyrtare në Shkup ku dje ka kryesuar me Komisionin për verifikimin e fakteve.

“Konsideroj se janë bërë nga disa fëmijë, sigurisht të nxitur nga ndonjë i rritur pasi që askush nuk do të guxonte lirshëm të hyjë në oborr. Nëse dikush tenton që të më frikësojë, atëherë unë edhe një herë do të them punoj në mënyrë ligjore, ndërsa vendimet në Komision i sjellin 11 anëtarë, të gjithë janë me arsim dhe integritet përkatës, i shohin të dhënat dhe që të sillet vendim duhet për të të votojë shumica. Asnjë vendim deri më tani nuk është sjellë pa shumicë përkatëse”, theksoi Axhiev.

Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Axhiev pas dëmtimit të mbrëmshëm të shtëpisë së tij familjare, sot paralajmëroi se ngjarjen do ta paraqesë te organet kompetente, por se ngjarja nuk meriton vëmendje të veçantë.

“Unë do të vazhdoj të punoj sipas ligjit dhe kompetencave. Obligimi im është që t’i caktoj seancat, të propozoj rend dite, ndërsa nëse anëtarët e komisionit nuk pajtohen, atëherë nuk mund ta bëj atë. Qasjen time në punë mundet lehtë dhe kush dëshiron ta kontrollojë dhe do të bindet se është sipas ligjit”, theksoi Axhiev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *