Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtohet energjia elektrike për 7,82, ndërsa ngrohja qendrore për 10,73 dhe 10,87 për qind

Shtrenjtohet energjia elektrike për 7,82, ndërsa ngrohja qendrore për 10,73 dhe 10,87 për qind

30 dhjetor-Rregullatorët sot morën vendim me të cilën rritet çmimi për bartje të gazit natyror për 7,48 për qind, ndërsa ka zvogëlim të distribuimit të gazit natyror dhe furnizim të ZZHTI prej 8,96 për qind. Furnizimi me gaz për Mapetro pro-gaz vazhdon me tarifën e deritanishme.

Energjia elektrike nga 1 janari shtrenjtohet për 7,82, ndërsa ngrohja qendrore 10,73 dhe 10,87 për qind, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë

Çmimi mesatar i energjisë elektrike, sipas vendimit të miratuar do të arrijë 4,3074 denarë për kwh.

Shpenzimet operative për kompanitë energjetike janë në nivel të vitit të kaluar, ndërsa rritjet e propozuara të çmimeve kanë të bëjnë me ndryshimet e Ligjit për energjetikë, me të cilin tani operatorët e rrjeteve në treg të hapur vetë e blejnë energjinë. Deri tani këtë për ata e ka bërë ELEM-i me çmim të rregulluar.

I autorizuar që ta furnizojë mungesën e energjisë për vitin e ardhshëm është ELEM-i, edhe pse e drejta i është dhënë EVN Maqedonisë, e cila komunikoi se nuk është e gatshme për obligimin. TEC Negotinë edhe më tej mbetet rezervë e ftohtë.

Sipas vendimit për rritjen e çmimit të ngrohjes qendrore, rritja për 10,73 për qind dhe për konsumatorët, të cilët furnizohen me energji për ngrohje nga ngrohtoret Lindje, Perëndim dhe Qendër dhe 10,87 për ngrohtoren Veri. Çmimi për ngrohjen qendrore nga ELEM energjetika mbetet e pandryshuar.

Rritja e çmimit ka të bëjë me çmimin e rritur të gazit natyror për 19,6 për qind në muajt e fundit dhe në konsumimin e zvogëluar. Me korrigjimin e fundit të çmimit në nëntor të këtij viti është marrë parasysh rritja e çmimit të gazit prej vetëm 8,5 për qind.

Kontrolli i ardhshëm i çmimit për ngrohje qendrore do të jetë në qershor të vitit të ardhshëm. Rregullatori i ngrohtoreve u pranon 12 për qind humbje dhe marzhë prej 4 përqindëve.

Rregullatorët sot morën vendim me të cilën rritet çmimi për bartje të gazit natyror për 7,48 për qind, ndërsa ka zvogëlim të distribuimit të gazit natyror dhe furnizim të ZZHTI prej 8,96 për qind. Furnizimi me gaz për Mapetro pro-gaz vazhdon me tarifën e deritanishme.

Herën e fundit energjia elektrike u shtrenjtua më 1 janar për 5,98 për qind, ndërsa korrigjimi i fundit i çmimit të energjisë ngrohëse në Shkup ishte në nëntor të këtij viti, kur ka pasur shtrenjtim për 8,7 për qind për ngrohtoret Lindje Perëndim dhe Qendër dhe 9 për qind për ngrohtoren Veri.

EVN Maqedoni deri më 31 janar të vitit 2012 e vazhdon fushatën “Fitoje borxhin” për arritjen e marrëveshjeve për pagesën e të gjitha borxheve të hapura ndaj kompanive.

Borxhet vijuese për energji të shpenzuar elektrike, kërkesat e paditura, faturat shtesë, si dhe norma e interesit tani më e llogaritur për pagesën e vonuar të kërkesave të rregullta dhe të paditura, amvisëritë mund t’i paguajnë në 9 këste, ndërsa biznes shfrytëzuesit në 5 këste.

“Me arritjen e marrëveshjes për pagesë të kësteve ose në tërësi, shfrytëzuesit lirohen nga pagesa e interesit të cilët në mënyrë shtesë do të llogariten në bazë të pagesës së vonuar. Përderisa, sërish, shfrytëzuesi e paguan borxhin e përgjithshëm me arritjen e marrëveshjes të një kësti, do të lirohet nga pagesa e të gjitha interesave edhe në ato që do të dalin nga borxhi përkatës dhe nga interesat paraprake të obliguara”, sqarojnë nga kompania

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *