Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtohet rryma

Shtrenjtohet rryma

26 dhjetor-Prej 1 janarit qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike për 6.95 për qind më shtrenjtë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE)

Prej 1 janarit qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike për 6.95 për qind më shtrenjtë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE). Me këtë përqindje para opinionit doli kryetari i komisionit Dimitar Petrov i cili tha se kjo rritje nuk është përfundimtare por se ajo mund të korrigjohet minimalisht deri të enjten kur edhe pritet vendimi përfundimtar për çmimin e energjisë. Sipas tij në këtë rritje të çmimit janë marrë në shqyrtim të gjitha shpenzimet e tre kompanive energjetike në Maqedoni, ELEM, EVN dhe MEPSO për të cilat ky komision edhe e ka rritur çmimin e energjisë elektrike. Me çmimin e ri të energjisë elektrike, 1 kilovat orë energji elektrike do të kushtojë 4.3 denarë
“Llogaritni që nëse ne i kishim pranuar të gjitha kërkesat e kompanive, çmimi i energjisë duhej të rritej dyfishtë sa po rritet për momentin, por në përputhje me metodologjinë atje ku nuk pajtohemi janë shpenzimet në grupin e shërbimeve të tjera, tek të cilat kemi dallime drastike”, tha Dimitar Petrov, kryetar i KRRE-së.
Por ky nuk është lajmi i vetëm për shtrenjtime. Komisioni rregullator nga janari i vitit 2012 do të shtrenjtojë edhe çmimin për ngrohjen qendrore. Shfrytëzuesit e shërbimeve të kompanisë ‘Toplifikacija’ do të paguajnë fatura më të shtrenjta për 10.56 për qind, kurse ato të kompanisë ‘Shkup Veri’ do të paguajnë faturat e tyre për 10.72 për qind më shtrenjtë.
“Në përputhje me metodologjinë thelbësore është që ne të tregojmë se çfarë bëjmë për vitin e ardhshëm. Do të thotë ne i parashikojmë shpenzimet për vitin e ardhshëm të cilat mbeten në nivelin e njëjtë si në vitin paraprak. Ajo që është kyçë të ngrohja qendrore është fakti për shpenzimet e derivateve, e kjo nënkupton se në 83 për qind të rasteve ngrohja qendrore është ngushtë e lidhur me çmimet e derivateve të naftës”, tha Dimitar Petrov, kryetar i KRRE-së.
Kryetari i këtij komisioni Petrov, theksoi se rritja e çmimit është detyrim i cili del nga ligji për energjetikë. Rritje të fundit të energjisë elektrike në Maqedoni kishte vitin e kaluar, kur energjia u shtrenjtua për 5.85 për qind, ndërsa rritja e çmimit të ngrohjes qendrore korrigjohet për herë të dytë brenda dy muajve.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *