Home / Lajme / Maqedoni / Stacionet televizive lokale dhe rajonale me propozime për tejkalim të humbjeve në punë

Stacionet televizive lokale dhe rajonale me propozime për tejkalim të humbjeve në punë

13 dhjetor-Këshilli për radifuzion, konsideron se Shoqatat duhet të ofrojë model konkret për digjitalizim të Stacioneve televizive terestriale lokale dhe rajonale. Njëherit Agjencia për komunikime elektronike urgjentisht të sigurojë operator për nevojat e digjitalizimit të Stacioneve televizive lokale dhe rajonale. Në të kundërtën propozojnë që vetë të formojnë operator të përbashkët aksionar.

Stacionet televizive lokale dhe rajonale, anëtarë të Shoqatës të teknologjive informatike-komunikuese krahas Odës Ekonomike të Maqedonisë konfirmojnë se punojnë me humbje për shkak që kërkojnë që Këshilli për radiodifuzion të ofrojë masa për mbrojtje nga konkurenca jo lojale, prej, sipas tyre, Stacioneve televizive kombëtare.

Sipas propozim konkludimeve për diskutimin e sotëm publik të Shoqatës me temë “Televizionet lokale dhe rajonale në suaza të përgatitjes të ligjit të ri për media” e domosdoshme është që të mbrohet identiteti i tyre programor nga karakteri lokale dhe ai rajonal përmes financimeve të programeve projektuese me të cilat do të stimulohet informimi lokal i publikut, si dhe të zvogëlohen kompensimet për licenca drejt Këshillit për radiodifuzion dhe Agjencisë për komunikime elektronike.

Këshilli për radifuzion, konsideron se Shoqatat duhet të ofrojë model konkret për digjitalizim të Stacioneve televizive terestriale lokale dhe rajonale. Njëherit Agjencia për komunikime elektronike urgjentisht të sigurojë operator për nevojat e digjitalizimit të Stacioneve televizive lokale dhe rajonale. Në të kundërtën propozojnë që vetë të formojnë operator të përbashkët aksionar.

Stacionet televizive lokale dhe rajonale kërkojnë që Këshilli për radiodifuzion ta studiojë vendimin për licencat e ndara për kanale televizive satelitore kombëtare të cilat, sipas tyre, nuk punojnë në pajtueshmëri me regullat ligjore, por bëjnë shkelje serioze, duke mos emituar program përmes satelitit dhe duke e shkelur tregun e subjekteve tjera të punës. Këshilli veç më solli vendim për marrje të licencave të atyre televizioneve, por ende nuk e ka zbatuar, theksojnë nga Shoqata dhe kërkojnë që institucionet shtetërore dhe partitë politike urgjentisht t’i paguajnë debitë financiare ndaj mediave lokale dhe atyre rajonale

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *