Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Buxheti për vitin e ardhshëm përmban elemente të fleksibilitetit dhe të përshtatshmërisë

Stavreski: Buxheti për vitin e ardhshëm përmban elemente të fleksibilitetit dhe të përshtatshmërisë

19 dhjetor-Është paraparë rritje e lartë e shpenzimeve kapitale për 29 për qind. Janë parashikuar investime të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, projekte infrastrukturore të energjetikës dhe komunale, si dhe investime për përmirësimin e kushteve në arsim, në sistemin social dhe shëndetësor dhe në bujqësi, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe jurisprudencë.

Deputetët e filluan debatin për Propozim-ligjin për vitin e ardhshëm i cili është projektuar në 169 miliardë denarë, të ardhurat janë parapara në 156,75 denarë, ndërsa deficiti buxhetor është 2,5 për qind nga BPV-ja.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër të Financave Zoran Stavreskit buxheti për vitin e ardhshëm është përgatitur në kushte të gjendjeve të përkeqësuara në ekonominë evropiane dhe të Maqedonisë dhe se në rrethana të tilla funksioni bazë i buxhetit do të jetë që të mbahen normat pozitive të rritjes ekonomike, të mbahet shkalla e lartë e stabilitetit social dhe të përmirësohet në pajtim me mundësitë e infrastrukturës ekonomike të vendit.

Ai theksoi se rreziqet kryesore për buxhetin dhe qëndrueshmërinë fiskale dalin nga gjendjet në ekonominë evropiane, por se ai përmban elemente të fleksibilitetit dhe të përshtatshmërisë.

Pritjet për këtë vit janë se rritja do të jetë përafërsisht 3,5 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm është projektuar në 4,5 për qind. inflacioni në 2,5 për qind.

Për anën e të ardhurave theksoi se edhe krahas pritjeve për rritje potenciale të ekonomisë prej 4,5 për qind projeksioni i të ardhurave është bërë në mënyrë më konservative me rritje më të vogël.

Disiplina e ashpër fiskale do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, theksoi ministri.

Është paraparë rritje e lartë e shpenzimeve kapitale për 29 për qind. Janë parashikuar investime të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, projekte infrastrukturore të energjetikës dhe komunale, si dhe investime për përmirësimin e kushteve në arsim, në sistemin social dhe shëndetësor dhe në bujqësi, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe jurisprudencë.

Mjetet për financim të deficitit do të sigurohen përmes kombinimit të burimeve të huaja dhe vendore.

“Edhe vitin e ardhshëm mbetet përmes deficitit buxhetor me shkathtësi të dimensionuar, përmes mbështetjes së duhur të ekonomisë, përmes sigurimit të mjeteve të volitshme kreditore nga BEI për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej mbi 100 milionë euro që të japin mbështetje në rritjen pozitive të ekonomisë dhe ta përballim stabilitetin financiar dhe ekonomik në Maqedoni”, theksoi ministri i Financave Zoran Stavreski duke iu referuar deputetëve që ta mbështesin buxhetin e propozuar për vitin 2012

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *