Home / Lajme / Rajon / Tahiri: Serbia kërkon prezantim të Kosovës konform Rezolutës 1244

Tahiri: Serbia kërkon prezantim të Kosovës konform Rezolutës 1244

13 dhjetor-“Kosova këtë e refuzon, sepse është shtet i pavarur. Gjithë rajoni jeton në realitet të ri dhe Serbia këtë duhet ta pranojë. Rezoluta 1244 tani më nuk ka kurrfarë peshe, as rëndësie. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, situata është e qartë. Pjesa më e madhe e vendeve në rajon e kanë njohur Kosovën, me çka Beogradi duhet të prajtohet”, deklaroi Tahiri për gazetën “Danas”.

Shefja e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri deklaroi se edhe pse Beogradi ka pranuar që Prishtina të ketë të drejtë të votës, të vendimmarrjes dhe të nënshkrimit në forumet rajonale, nuk është arritur marrëveshje sepse Serbia kërkon nga Kosova të prezantohet në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kosova këtë e refuzon, sepse është shtet i pavarur. Gjithë rajoni jeton në realitet të ri dhe Serbia këtë duhet ta pranojë. Rezoluta 1244 tani më nuk ka kurrfarë peshe, as rëndësie. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, situata është e qartë. Pjesa më e madhe e vendeve në rajon e kanë njohur Kosovën, me çka Beogradi duhet të prajtohet”, deklaroi Tahiri për gazetën “Danas”.

Sipas saj negociatat në Bruksel do të vazhdojnë kur Serbia do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe paktin për tregti të lirë dhe heqjen e barrikadave.

“Serbia duhet të fillojë me implementimin e marrëveshjes sepse edhe BE-ja pret në të. Këto janë konkluzionet nga Këshilli i ministracve të BE-së të mbajtur më 5 dhjetor. Nga Beogradi kërkohet normalizim i marrëdhënieve me Prishtinën, largim të barrikadave dhe pezullim të institucioneve paralele”, theksoi Tahiri.

Ajo theksoi se vendimi për datën e rrethit të ri të bisdedimeve do ta marrë ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper, i cili duhte të ndikojë tek Beogradi që të fillojë me procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, të cilat Kosova i implementon tërësisht.

Tahiri theksoi se gjatë negociatave për bashkëpunim rajonal nga fundi javës së kaluar ka qenë në video lidhje të vazhdueshme me Kuperin dhe se sipas saj dy palët i kanë përafruar qëndrimet.

Shefja e delegacionit kosovar të bisedimeve duke i komentuar propozimet e disa personave zyrtarë perëndimorë për veriun e Kosovës të zhvillohen bisedime të veçanta, deklaroi se Prishtina nuk është e gatshme për negociata të reja me Serbinë për tema politike.

Tahiri theksoi pas bisedimeve në Vjenë nuk do të ketë dialog politik, por vetëm bisedime për tema teknike për të cilat Prishtina është e gatshme t’i pranojë standardet evropiane për integrim të pakicës serbe në veri të Kosovës

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *