Home / Lajme / Maqedoni / Takim i zëvendëskryeministres Arifi me ambasadorin amerikan Uollers

Takim i zëvendëskryeministres Arifi me ambasadorin amerikan Uollers

23 dhjetor-“Thamë se për ne është shumë me rëndësi anëtarësimi në NATO dhe se ai për ne është prioritet i lartë absolut, si dhe se jemi të interesuar të bëhemi anëtare, kështu që të vazhdojmë me procesin për emrin, por gjithashtu për atë duhet të ketë vullnet nga të dyja palët”, theksoi Arifi.

Aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare në hagë se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme mund të jetë impuls i ri në zgjidhjen e kontestit për emrin, për çka nevojitet vullnet nga të dyja palët, vlerësuan pas takimit të sotëm ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Poll Uollers dhe zëvendëskryeministrja për eurointegrime, Teuta Arifi, të mbajtur pas vizitës së saj në SHBA, ku u takua me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton.

“E mbështesim procesin që për këtë çështje po zhvillohet në Kombet e Bashkuara. Aktvendimi në Hagë mund të japë energji të re për lëvizjen e këtij procesi. Asnjëherë nuk do të mbështesim ndërprerje të bisedimeve për çështjen e emrit. Pozicioni ynë është se të dy palët duhet të përpiqen për t’u zgjidhur kjo çështje”, theksoi ambasadori amerikan.

Zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se SHBA-ja nuk ka parashtruar afat brenda të cilit Maqedonia do të duhej ta zgjidhë kontestin me Greqinë, por vetëm rekomandim se ai duhet të tejkalohet.

“Nuk morëm afat kohor, por na u tha se duhet të kontribuojmë për t’u tejkaluar kontesti me emrin, posaçërisht pas aktvendimit të Hagës. Ai mund të jetë nxitje e re së bashku me Greqinë të arrijmë zgjidhje që sa më shpejtë të lëvizim në proceset euroatlantike, ndaj çka administrta amerikane është e gatshme të na mbështesë”, theksoi zëvendëskryeministrja për eurointegrime.

Ajo shtoi se në takimet që i ka pasur në SHBA ka cekur se për Maqedoninë është shumë me rëndësi anëtarësimi në NATO, si dhe mundësia që ajo të realizohet para se të arrihet zgjidhja për emrin.

“Thamë se për ne është shumë me rëndësi anëtarësimi në NATO dhe se ai për ne është prioritet i lartë absolut, si dhe se jemi të interesuar të bëhemi anëtare, kështu që të vazhdojmë me procesin për emrin, por gjithashtu për atë duhet të ketë vullnet nga të dyja palët”, theksoi Arifi.

Ajo informoi se takimi që nga fundi i dhjetorit duhej ta ketë me zëvendëskryeministrin grek Teodoras Pangalos është shtyer për fillim të vitit të ardhshëm, me kërkesë të palës greke.

“Ishim të njoftuar në mënyrë korrekte dhe ishte kërkuar nga ne që ai takim të mbahet në fillimet e vitit të ardhshëm. për këtë i informova edhe partnerët në Uashington. Në informatën që e mora, u tha se mbetet interesimi për t’u mbajtur takimi, por se kërkojnë pak më tepër kohë për përgatitje. Shpresoj se ai takim nuk do të mbetet vetëm në letër, por do të realizohet”, tha Arifi, duke shtuar më pas se ai do të jetë sinjal i madh i cili do të tregojë se të dyja palët janë të interesuara për t’u zgjidhur ky kontest.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *