Home / Lajme / Rajon / Tanja Fajon i paralajmëroi vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të azilkërkuesve

Tanja Fajon i paralajmëroi vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të azilkërkuesve

13 dhjetor-“Ekzistojnë numra shqetësuese lidhur me azilkërkuesit e rrejshëm në disa vende të BE-së. Tani është e nevojshme që të vazhdojë implementimi dhe të konsolidojnë të gjitha përpjekjet në luftë kundër atyre të cilët e keqpërdorin sistemin. Sinqerisht shpresoj se nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor asnjëherë më nuk do të kërkohet që të nxjerrin viza për udhëtime në BE”, theksoi Fijon, duke shtuar se azilkërkuesit e rrejshëm arrijnë nga Serbia, Maqedonia dhe BeH-ja.

Anëtarja e Bordit të Parlamentit Evropian për liri të qytetarëve, të drejtat dhe çështjet e brendshme Tanja Fajon apeloi deri te shtetet ballkanike që t’i ndalojnë azilkërkuesit e rrejshëm të cilët tentojnë që ta keqpërdorin vendimin për heqjen e shengen vizave për vendet e rajonit.

“Ekzistojnë numra shqetësuese lidhur me azilkërkuesit e rrejshëm në disa vende të BE-së. Tani është e nevojshme që të vazhdojë implementimi dhe të konsolidojnë të gjitha përpjekjet në luftë kundër atyre të cilët e keqpërdorin sistemin. Sinqerisht shpresoj se nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor asnjëherë më nuk do të kërkohet që të nxjerrin viza për udhëtime në BE”, theksoi Fijon, duke shtuar se azilkërkuesit e rrejshëm arrijnë nga Serbia, Maqedonia dhe BeH-ja.

Sipas saj në këtë moment më e rëndësishme është që qeveritë e rajonit të ndërmarrin masa konkrete dhe urgjente kundër keqpërdorimit, ndërsa njerëzit të informohen para kohe për problemet me të cilat do të përballen përderisa në mënyrë të rrejshme kërkojnë azil.

“Momentalisht në vijim janë negociata midis institucioneve të Be-së për vendosje të mekanizmit për pezullim të përkohshëm të rregullave të vizave në rast të rritjes befasuese të emigrantëve të paligjshëm të cilët kërkojnë azil. Prandaj apeloj deri te qeveritë e rajonit që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta penguar keqpërdorimin në këtë sistem”, theksoi Fajon, e cila merret me këto probleme në kuadër të Bordit të Parlamentit Evropian.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *