Home / Lajme / Maqedoni / Të martën do takohen Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani

Të martën do takohen Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani

11 dhjetor-Televizioni Koha, mer vesh se të martën në Selinë e PDSH-së do të qëndrojë kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani. Këtë e kanë bërë të ditur burime të larta në Partinë Demokratike Shqiptare, të cilët thanë se në këtë takim edhe do të fillojë zyrtarisht bashkëpunimi mes dy partive opozitare shqiptare.

Iniciativa e Partisë Demokratike Shqiptare për bashkëpunim me opozitën shqiptare ka hasur në përkrahjen e partisë shqiptare të udhëhequr nga Rufi Osmani.

Për ditën e martë është paralajëmruar një takim mes Thaçit dhe Osmanit, në selinë e PDSH-së në Tetovë dhe me këtë knkretizohet bashkëpunimi i opozitës shqiptare.

Televizioni Koha, mer vesh se të martën në Selinë e PDSH-së do të qëndrojë kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të larta në Partinë Demokratike Shqiptare, të cilët thanë se në këtë takim edhe do të fillojë zyrtarisht bashkëpunimi mes dy partive opozitare shqiptare. Një koalicionin i mundshëm i Rilindjes Demokratike dhe Partisë Demokratike Shqiptare ishte paralajmëruar për zgjedhjet komunale në komunën e Sarajit.
Ky bashkëpunim nxiti edhe replika tek faktori politik shqiptar, kur nga selitë e tyre lideri I BDI-së Ali Ahmeti e përshëndeti këtë iniciativë, ndërsa kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, I tha se ai duhet që të meret me Greuvskin dhe jo me opozitën.

Ky do të jetë takimi I parë zyrtarë pas largimit të Rufi Osmanit nga skena politike në vitin 1996 kur edhe u arrestua për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në komunën e Gostivarit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *