Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Oferta për opozitën para vitit të ri

Thaçi:Oferta për opozitën para vitit të ri

2 dhjetor-Publiksiht mund të apeloj se ata që bëjnë punë të këtillë nuk bëjnë punë të mira por sjellin vetëm dëm”, deklaroi kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.Kreu i PDSH-së poashtu ka komentuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Sërbisë për këmbin të policëve në situata të rrezikshme.

Para përfundimit të këtij viti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, do të dërgojë ofertën me shkrim partive tjera opozitare për bashkëpunim. Ofertën Thaçi nuk do ua dërgojë siç tha ai partive tjera që u deklasuan në zgjedhjet e fundit, por të njejtën do t`ia dërgojë partisë së Rufi Osmanit, për të cilën thonë se është respektabile.” Jam i sinqertë dhe I saktë në këtë drejtim të bashkëpunimit. Kur thash shumës se do tju dërgoj ftesa të gjithëve nuk kam menduar partitë opozitare të deklasuara shqiptare dhe të humbura, por kam menduar konkretisht në partinë që drejton zotëri Rufi Osmani që është parti respektabile edhe në apsektin e votave por edhe në aspektin e platformës . Do të pranoj një komunikim serioz për një munëdiës edhe hapjen e një dialog me opozitën maqedonase. Unë jam serioz dhe nuk kam pas plan me ndonjë prapavijë por kam qenë shumë i angazhuar me rikostruimet në Partinë Demokratike Shqiptare kohëve të fundit poashtu edhe me zgjedhjet që mbahen në komunën e Sarajit por ju siguroj se kjo do të ndodhë para vitit”, tha Thaçi.Ndërkohë që Thaçi ka komentuar edhe ngritjen e tensioneve pas djegies së flamujve të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Thaçi për këtë thotë se qeveria hesht . “Unë nuk kam informacione të sakta, nuk posedoj agjentura, po flas si politikan me parashikime. Ka projekt dhe dikush qëndron pas këtij projekti ndërsa janë joserioz udhëheqësit e qeverisë Gruevski dhe Ahmeti dhe po sillen sikur nuk janë prej këtu. Kjo është një punë shumë e keqe dhe urgjentisht duhet të ndërpritet . Nacionalizmat e këtilla dhe fyerjet e këtilla publike në baza nacionale në fillim duken simaptike dhe profitabile në asoketin politik por kosotoja për këto është shumë e madhe dhe tragjike.Kjo sigurisht se prish komplet imazhin e Maqedonisë, imazhin e shqiptarëve dhe të maqedonasve.Publiksiht mund të apeloj se ata që bëjnë punë të këtillë nuk bëjnë punë të mira por sjellin vetëm dëm”, deklaroi kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.Kreu i PDSH-së poashtu ka komentuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Sërbisë për këmbin të policëve në situata të rrezikshme. “Sigurisht se ne nuk kemi asgjë kundër bashkëpunimit rajonal, mirëpo është sinjigative gatishmëria e qeverisë që të bashkëpunojë vetëm me qeverinë e Sërbisë dhe kësaj nuk është një punë që i vjen era e mirë.mendoj se këta shqiptarë që janë në qeveria pak më thellë duhet të interesohen që ky bashkëpunim mos jet fryt i qëndrimit të përbashkët se të dy qeveritë duhet të jenë antishqiptare”, tha lideri i PDSH-së.Këto komente Thaçi ka bërë pas një takimi që ka rezaliuar me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Uollers. Thaçi pas takimit tha se është rënë dakord që Maqedonia të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve .(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *