Home / Lajme / Maqedoni / Thatësira vjeshtore mund ta dëmtojë elbin dhe t’i zvogëlojë rendimentet, thonë fermerët

Thatësira vjeshtore mund ta dëmtojë elbin dhe t’i zvogëlojë rendimentet, thonë fermerët

7 dhjetor-Ata këtë vit ishin të kënaqur nga çmimi tregtar i cili për momentin lëviz prej 13 denarë për kilogram, por jo edhe nga sasitë. Në fillimin e korrjes një kilogram kushtonte 7 denarë, por vendimi qeveritar për lidhje të importit të grurit dhe miellit në mënyrë indirekte ndihmoi edhe në rregullimin e çmimit të elbit

Fermerët druajnë se vjeshta e thatë mund t’i reduktojë rendimentet e elbit që do të thotë edhe më pak ushqim për kafshët. Sipërfaqet e mbjellura nën këtë kulturë mbesin në nivel mesatar vjetor prej rreth 35 deri në 40 mijë hekter.

“Tek elbi, si një ndër kulturat për ushqim të bagëtive, thatësirat vjeshtore munden të shkaktojnë dëme, për shkak të cilës ka mundësi të vijë edhe deri te rritja e shpenzimeve në blegtori”, thonë prodhuesit.

Ata këtë vit ishin të kënaqur nga çmimi tregtar i cili për momentin lëviz prej 13 denarë për kilogram, por jo edhe nga sasitë. Në fillimin e korrjes një kilogram kushtonte 7 denarë, por vendimi qeveritar për lidhje të importit të grurit dhe miellit në mënyrë indirekte ndihmoi edhe në rregullimin e çmimit të elbit.

Sipas Shoqatës së fermerëve, zgjidhja e problemit për prodhim më të madh dhe më të lirë duhet të kërkohet në rritje të subvencioneve për elbin të cilat arrijnë 8.500 denarë për hektar. Shoqata kërkon edhe zvogëlim të tatimit të vlerës së shtuar prej 18 në 5 për qind për ushqimin e kafshëve, si dhe të taksave gjatë importit të barnave veterinare që në përqindje të madhe i rrisin shpenzimet e kultivuesve të kafshëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *