Home / Sport / Torres: Liverpul më gënjeu

Torres: Liverpul më gënjeu

“Udhëheqja e Liverpollit nuk i kanë mbajtur premtimet dhe kam shkuar kur e kam kuptuar se nuk dua të jem pjesë e një projekti që do të zgjaste shumë vjet”, ka thënë Torres.

Sulmuesi i dështuar i Chelseat ka vendosur të flasë për kalimin e tij nga Liverpooli. Duke folur për një televizion në Spanjë, Fernando Torres ka thënë se në Liverpool e kanë gënjyer dhe nuk i kanë mbajtur premtimet.

“ Tifozët e Liverpoolit nuk e dinë të vërtetën e asaj që ka ndodhur dhe pse kam nënshkruar me Chelsean. Tifozët nuk e dinë as gjysmën e së vërtetës. Ata nuk e dinë se si janë njerëzit që udhëheqin me Liverpoolin, sepse kanë një percepsion krejt tjetër për ta. Udhëheqja e Liverpollit nuk i kanë mbajtur premtimet dhe kam shkuar kur e kam kuptuar se nuk dua të jem pjesë e një projekti që do të zgjaste shumë vjet”, ka thënë Torres.

Ai e ka pranuar se nuk e ka të garantuar vendin në përbërjen e Kombëtares spanjolle, pas formës së dobtë me Chelsean.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *