Home / Lajme / Maqedoni / UEJL me ekspozitë në qendrën e kulturës

UEJL me ekspozitë në qendrën e kulturës

28 dhjetor-“Kështu, Universiteti i Evropës Juglindore përbën një veçori dhe cilësi të re për Tetovën, duke bërë qytet me rëndësi dhe për procesin e integrimit evropian”, tha Bajrami

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë më rastin e shënimit të 10-të vjetorit, të hënën në mbrëmje ka organizuar në Qendrën e Kulturës në Tetovë, ekspozitë me fotografi, ku janë treguar ngjarjet më të rëndësishme dhe personalitetet e njohura, të cilët gjatë 10-të viteve e kanë vizituar këtë Universitet.Në fjalimin e tij Demush Bajrami, këshilltar i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim në UEJL, tha se universitetet gjithandej kanë vetëm një qëllim që të arsimojnë brezin e ri, por secili universitet ka edhe specifikat e veta që në një farë mënyre përputhen me kërkesat e profilit që kërkon tregu. “Kështu, Universiteti i Evropës Juglindore përbën një veçori dhe cilësi të re për Tetovën, duke bërë qytet me rëndësi dhe për procesin e integrimit evropian”, tha Bajrami. Lidhur me bashkëpunimin me bibliotekën e Tetovës, foli drejtoresha Fitore Reshiti, e cila theksoi se ky bashkëpunim me UEJL do të kurorëzohet edhe me një memorandum.”Biblioteka e Tetovës tashmë ka një bashkëpunim të mirë me UEJL-në pikërisht në ngritjen dhe avancimin e shërbimeve ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Deri më tani kemi mbajtur disa aktivitete të përbashkëta dhe mendoj se kjo nismë do të kurorëzohet edhe me një memorandum”, tha Reshiti.Drejtoresha e shkollës ekonomike është falënderuar për ndihmën që jep universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.”Falënderoj gatishmërinë e universitetit për të ndihmuar shkollën tonë me disa kompjutor ndërsa poashtu ky universitet na ndihmon edhe punën praktike për nxënësit dhe me laboratorët”, tha drejtoresha Zana Ismani. Në kuadër të ekspozitës, poashtu është bërë e ditur edhe dhënia e kompjuterëve për Qendrën e Kulturës dhe Bibliotekën e Tetovës dhe për shumë shkolla tjera.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *