Home / Sport / United eliminohet nga League Cup

United eliminohet nga League Cup

Manchester Unitedi është turpëruar para tifozëve në Old Trafford duke pësuar me rezultat 1-2 nga ekipi që bën gara në Championship, Crystal Palace, dhe në këtë mënyrë është eliminuar nga Kupa e Ligës.

Skuadra nga liga e dytë angleze Crystal Palace ka arritur të shkaktojë befasi, pasi ka mposhtur në “Old Traford”, skuadrën Manchester United 2-1 në kuadër të ndeshjes çerekfinale në Carling Cup. United në këtë ndeshje u paraqit me shumicën e lojtarëve nga banka rezervë ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan mysafirët duke siguruar gjysmëfinalen e këtij kompeticoni. Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse nuk munguan rastet nga dyja skuadrat.

Pjesa e dytë ishte e njejtë por një eurogol nga 33 metra i realizuar nga Ambrose i sjell në epërsi mysafirët. Por vetëm tre minuta më vonë United barazon me anë të penalltisë që e realizon Marcheda në minutën e 68. Rezultati 1-1 dërgojë skuadrat në vazhdime derisa Crystal Palace u tregua më i vëmendshëm dhe shënoi golin e fitores 2-1 me anë të Murray pas vetëm 8 minutash në pjesën e parë të vazhdimeve.Crystal Palace i bashkohet skuadrave City, Liverpool dhe Cardiff në gjysmëfinale të Carling Cup

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *