Home / Lajme / Rajon / Vdes Sabri Godo

Vdes Sabri Godo

3 dhjetor-Godo është i njohur si një nga politikanët e urtë në skenën politike shqiptare, themelues dhe lider i Partisë Republikane në Shqipëri, ndërsa së fundi ishte edhe kryetar nderi i kësaj partie.

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë shkrimtari dhe politikani i njohur shqiptar, Sabri Godo,.

82 vjeçari një javë më parë u shtrua në Sanatoriumin e Tiranës për reanimacion, si pasojë e komplikimeve në mushkëri, ndërsa pas shumë ai sot ka ndërruar jetë.

Godo është i njohur si një nga politikanët e urtë në skenën politike shqiptare, themelues dhe lider i Partisë Republikane në Shqipëri, ndërsa së fundi ishte edhe kryetar nderi i kësaj partie.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Godo ka pasur kontributin e tij për zhvillimet politike në Kosovë, Maqedoni dhe trevat tjera shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *