Home / Sport / Vojdan Stojanovski, basketbollist i vitit në Maqedoni

Vojdan Stojanovski, basketbollist i vitit në Maqedoni

Reprezentuesi i Maqedonisë jo vetëm që kishte paraqitje të shkëlqyeshme në fanellën e përfaqësueses në Kampionatin Evropian në Lituani, por sezonin e kaluar udhëhoqi Feni Industri-n drejt titullit të ri, duke u shpallur edhe basketbollisti më i mirë i serisë finale përballë Rabotniçkit.

Vojdan Stojanovski është fitues i Çmimit basketbollist më i mirë i Maqedonisë për vitin 2011. Reprezentuesi i Maqedonisë jo vetëm që kishte paraqitje të shkëlqyeshme në fanellën e përfaqësueses në Kampionatin Evropian në Lituani, por sezonin e kaluar udhëhoqi Feni Industri-n drejt titullit të ri, duke u shpallur edhe basketbollisti më i mirë i serisë finale përballë Rabotniçkit. Stojanovski vazhdoi me paraqitjet e mira edhe këtë sezon, pas transferimit në Ukrainë te skuadra e Çekarski Mavpi, ku pikërisht basketbollisti maqedonas është një prej liderëve të ekipit. ‘Faleminderit për çmimin, i cili për mua do të jetë një nxitje shtesë për të vazhduar edhe në të ardhmen me paraqitjet e mira’, deklaroi Vojdan, i cili në listën e fituesve të këtij çmimi e trashëgoi vëllaun e tij binjak Damjan Stojanovski, i cili këtë çmim e fitoi në vitin 2010. Ndërkohë të gjithë reprezentuesit e Maqedonisë, të cilët sollën gjithë atë gëzim të madh pas suksesit historik në Kampionatin Evropian, morën çmime speciale ‘Kampionë në zemrat tona’. Lester Bo Mekejleb, i cili për shkak të angazhimeve profesionale mungoi në këtë manifestim, mori çmimin basketbollisti më i mirë i Maqedonisë që luan jashtë, ndërsa çmimi për basketbolliste më të mirë shkoi në duar të Elena Radenkoviq, e cila ishte udhëheqëse e skuadrës së Vigorit në fitimin e titullit të ri të kampionit. Marin Dokuzovski për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm të pranojë çmimin për trajner më të mirë në konkurencë të meshkujve, ndërsa trajner më i mirë për skuadër të femrave u shpall Pero Stamevski. Trajner më i mirë në kategoritë e reja për femra u zgjodh Aleksandër Domlevski nga Badeli, ndërsa Branko Andrievski me plotë meritë mori çmimin e njëjtë në konkurencë të meshkujve, pasi ky trajner i ri Vardarit i solli titullin në Ligën e të rrinjëve. Angella Davitkova nga skuadra e Badelit u zgjodh basketbollistja më e mirë e re, ndërsa çmimi për basketbollist më të mirë të ri i takoi anëtarit të Vardarit, Vlladimir Petrovski. Arbitër më i mirë edhe një herë tjetër me plotë meritë u zgjodh Aleksandar Milojeviq, ndërsa çmimi për vepër jetësore (pas vdekjes) i’u nda Lupço Ristovski-Punti.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *