Home / Sport / Volejboll: Fitore e re e Shkëndijës

Volejboll: Fitore e re e Shkëndijës

.”Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren volejbollistëve të mij. Dihet se skuadra jonë realisht është shumë më kualitative se kundërshtari ynë dhe më vjen mirë që këtë e dëshmuan gjatë lojës. Këto pikë na ndihmojnë për të mbajtur efektin maksimal në qëllimin për të dimëruar në vendin e parë. Tani ne fillojmë të përgatitemi për Superkupën mbarëkombëtare të cilën në fundjavë do ta organizojmë këtu në Tetovë”, deklaroi pas ndeshjes Durim Luma, trajner i klubit të Volejbollit Shkëndija.

Klubi i Volejbollit Shkëndija ka vijuar me serinë e fitoreve. Gjatë ndeshjes së të shtunës ‘kuqezinjtw’ arritwn të shënojë një fitore bindëse dhe të thellë ndaj ekipit të Vardarit. Kampionia në fuqi, Shkëndija, me një lojë të sigurtë ka shënuar fitoren e tetë në kampionat për të ruajtur krytesimin në tabelën e klasifikimit. Të përzgjedhurit e trajnerit Durim Luma, në të tre sete kanë shënuar fitore të bindshme pa vënë në pikpyetje fitoren përfundimtare. Setin e parë Shkëndija e fitoi me 25-15, setin e dytë 25-13, ndërsa në setin e tretë, Shkëndija triumfoi 25-16. Trajneri Durim Luma është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur në këtë ndeshje me me formën e mirë të volejbollistëve të tij.”Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren volejbollistëve të mij. Dihet se skuadra jonë realisht është shumë më kualitative se kundërshtari ynë dhe më vjen mirë që këtë e dëshmuan gjatë lojës. Këto pikë na ndihmojnë për të mbajtur efektin maksimal në qëllimin për të dimëruar në vendin e parë. Tani ne fillojmë të përgatitemi për Superkupën mbarëkombëtare të cilën në fundjavë do ta organizojmë këtu në Tetovë”, deklaroi pas ndeshjes Durim Luma, trajner i klubit të Volejbollit Shkëndija. Liria ka pësuar disfatë ndaj Sinalcos me rezultat 3-1, Strumica fitoi ndaj Sushevës me rezultat 3-0, ndërsa Rabotniçki mundi Kumanovën me fitore të ngushtë 3-2. Shkëndija e Tetovës, vazhdon ti prijë tabelës me 23 pikë, e ndjekur nga Strumica me 20 pikë. Vijon Sinalco në vendin e tretë po me 20 pikë, kurse Liria gjendet në venin e katërt me 15 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *