Home / Sport / Volejboll, Shkëndija pret Strumicën

Volejboll, Shkëndija pret Strumicën

‘Klasifikimi tregon se deri tani ne dhe Strumica kemi treguar më shumë në kampionat dhe kjo përballje do të tregojë se cila skuadër është më e mirë në këtë moment. Fitorja nga ky duel do na ofronte te titulli i kampionit të vjeshtës, që është objetivi ynë. Prandaj ftoj të gjithë dashamirët e volejbollit që të jenë të vijnë në palestër dhe të na mbështesin drejt qëllimit tonë për të mundur Strumicën’, deklaroi kapiteni i KV Shkëndija, Ilir Vela.

Klubi i Volejbollit Shkëndija do të përballet të shtunën me Strumicën në ndeshjen kryesore të javës, ndoshta edhe të kampionatit. Përballë njëra tjetrës do të jenë dy skuadrat më të mira në kampionat, të cilat nga 6-të përballje kanë shënuar po aq fitore, kanë fituar nga 18-të sete, ndërsa deri tani kanë humbur vetëm nga dy sete. Me nga 17-të pikë ndajnë pozitën e parë, me atë që Shkëndija ka më shumë pikë të fituara dhe për këtë qëllim për momentin mban pozitën e parë në renditje. Mirëpo kjo ndeshje për kampionët në fuqi shihet si mundësi e mirë që në përballje direkte të tregojnë se janë ekip më cilësor dhe me fitore të lënë pas Strumicën. ‘Klasifikimi tregon se deri tani ne dhe Strumica kemi treguar më shumë në kampionat dhe kjo përballje do të tregojë se cila skuadër është më e mirë në këtë moment. Përballë do kemi ekip kualitativ dhe të papërshtatshëm, mirëpo unë besoj fuqishëm në forcën e grupit tonë dhe mendoj se Shkëndija është më kualitative. Këtë do ta dëshmojmë në teren, ku jo vetëm që besoj se do të fitojmë, por shpresoj ta bëjmë këtë me rezultat maksimal. Normal për të bërë këtë gjë kemi nevojë për angazhim dhe koncentrim maksimal, mbështetje të madhe nga publiku dhe qetësi në momente të duhura. Përsëris se s’do të jetë e lehtë, mirëpo është koha që në këtë përballje direkte të konfirmojmë se jemi ne skuadra më kualitative në Maqedoni. Fitorja nga ky duel do na ofronte te titulli i kampionit të vjeshtës, që është objetivi ynë. Prandaj ftoj të gjithë dashamirët e volejbollit që të jenë të vijnë në palestër dhe të na mbështesin drejt qëllimit tonë për të mundur Strumicën’, deklaroi njëri kapiteni i KV Shkëndija, Ilir Vela. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Strumicës do të zhvillohet të shtunën në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë, me fillim në orën 18:00. Në takimet tjera, Liria e Zherovjanit shpreson në fitore në parket të Sushevës, Rabotniçki pret Sinalkon, Kumanova përballet me Borec Brakon, ndërsa Mavisi takohet me Vardarin.

Dyshet e javës së 7-të:
Shkëndija-Strumica,
Susheva-Lirija,
Rabotniçki-Sinalko,
Kumanova-Borec Brako,
Mavisi-Vardari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *