Home / Sport / Volejboll: ‘Shkëndija, skuadra më e mirë shqiptare’

Volejboll: ‘Shkëndija, skuadra më e mirë shqiptare’

“Në përgjithsi gjërat rrodhën në mënyrë të përkryer, duke filluar nga çështjet organizative, deri te triumfi jonë në finale. Ne si klub dhe Tetova si qytet dëshmuam se kemi aftësi për të organizuar një eveniment të këtillë si që është ‘Super Kupa mbarëkombëtare’. Ndërsa në aspektin sportiv duke fituar për të tretën herë me rradhë vendin e parë në këtë turne, konfirmuam se për momentin jemi ekipi më i mirë i volejbollit në trojet shqiptare”, u shpreh trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.

Disa ditë pas përfundimit të turneut ‘Super Kupa mbarëkombëtare’, në Tetovë ende flitet për impresionet e këtij evenimenti. Në një finale interesante, Shkëndija mundi 3:2 Studentin e Tiranës, duke rrëmbyer për të tretën herë me rradhë vendin e parë në këtë turne. Pos triumfit, nga tabori i tetovarëve shprehen të kënaqur me rrjedhën e ngjarjeve në aspektin organizativ, pasi këtë vit pikërisht Tetova, gjegjësisht Shkëndija kishte përgjegjësinë e organizimit të këtij evenimenti. “Në përgjithsi gjërat rrodhën në mënyrë të përkryer, duke filluar nga çështjet organizative, deri te triumfi jonë në finale. Ne si klub dhe Tetova si qytet dëshmuam se kemi aftësi për të organizuar një eveniment të këtillë si që është ‘Super Kupa mbarëkombëtare’. Ndërsa në aspektin sportiv duke fituar për të tretën herë me rradhë vendin e parë në këtë turne, konfirmuam se për momentin jemi ekipi më i mirë i volejbollit në trojet shqiptare”, u shpreh trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma, i cili pos që me ekipin garonte në pjesën sportive, në anën tjetër ishte i angazhuar drejtëpërsëdrejti në organizimin dhe mbarëvajtjen e turneut. “Dua të falemenderoj të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e mirëfilltë të këtij turneu. Falemenderim i madh për komunën e Tetovës, e cila ishte sponsor kryesor i kësaj ngjareje. Falemenderoj tifozët tanë të mrekullueshëm, të cilët na ndjekin në çdo ndeshje. Besoj që publiku të ketë mbetur i kënaqur me cilësinë e treguar, ndërsa gjithashtu shpresoj që edhe mysafirët tanë nga Shqipëria dhe Kosova të kenë mbetur të kënaqur nga mikpritja jonë”, shtoi Luma. Volejbollistët e Shkëndijës me fitimin e ‘Super Kupës mbarëkombëtare’ mbyllën në mënyrën më të bukur vitin 2011, në të cilin fituan në të gjithë kompeticionet ku morën pjesë. “Më mirë nuk mund të ishte. Fituam së pari Kupën e Maqedonisë, ndërsa më pas edhe kampionatin. Gjithë kësaj i’a shtuam edhe trofeun e ‘Super Kupës mbarëkombëtare’. Këtu mund të shtoj edhe paraqitjen e suksesshme në turneun kualifikues në Kluzh të Rumanisë. Jemi edhe kampionë të vjeshtës në sezonin aktual dhe realisht gjërat nuk mund të shkonin më mirë. Ky vit përfundimisht do të hyjë në histori si viti më i suksesshëm i Shkëndijës, Tetovës, por edhe i sportit shqiptar në Maqedoni”, tha Luma. Trajneri i Shkëndijës pas përfundimit të turneut të ‘Super Kupës mbarëkombëtare’, volejbollistët i ka lënë të lirë, ndërsa paralajmëron se në pranverë do të synojnë mbrojtjen e titujve në kampionat dhe Kupë. “Volejbollistët kanë shkuar në pushim të merituar, pasi lanë pas një vit të stërngarkuar dhe të lodhshëm. Planifikojmë në kohë të startojmë me përgatitjet dimërore, për të pritur të gatshëm vazhdimin e kampionatit. Jemi lider, kemi kualitet dhe cilësi në skuadër, kështu që mbetem optimist se me punë profesionale dhe angazhim maksimal të të gjithë strukturave në skuadër, në fund do të arrijmë rruajmë troefetë e fituar sezonin e kaluar”, përfundoi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *